6 super-ushqimet që na nevojiten për të jetuar më gjatë

Jetëgjatësia është e caktuar nga gjenetika dhe mënyra e jetës që e bëjmë. Në gjenetikë nuk mund të ketë ndikim, por në mënyrën se si jetojmë dhe ushqehemi gjithsesi. Me konsumimin e këtyre gjashtë ushqimeve, do të ndikoni shumë, madje në jetëgjatësinë tuaj.
PESHKU
I pasur me proteina, peshku është burim i madh për aminoacidet omega-3, që janë të domosdoshme për zhvillimin e trurit, e shtojnë kolesterolin e mirë dhe pakësojnë trigliceridet dhe ulin shtypjen e gjakut. Sardelet, për shembull, kanë 4 herë më shumë vitamina B12 se salmoni i egër, janë plot hekur, më kalium dhe selino.
JOGURTI
Jogurti është plot me kalcium, i cili është i domosdoshëm për eshtra të shëndetshëm. Sa më shumë të përmbajë edhe vitamina D, aq më mirë. Vitamina D i ndihmon trupit në absorbimin e mineraleve. Jogurti po ashtu sugjerohet te problemet me tretje, sepse pakë- son lëngjet e lukthit dhe është përplot me proteina.
ÇOKOLLATA
Çokollata është një ushqim, që për dikë është e pabesueshme, që ngadalëson plakjen. Konsumoni çokollatën e errët, e cila është përplot me antioksidues, që e lehtësojnë punën e zemrës, ndihmojnë elasticitetin e enëve të gjakut dhe ulin rrezikun nga diabeti, shtypja e lartë e gjakut, sëmundjet e veshkave dhe demencës.
VAJI I ULLIRIT
Vaji i ullirit është përplot me aminoacide të shëndetshme, që ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Po ashtu, ndërlidhet me shëndetin e trurit dhe parandalimin e kancerit. Pa marrë parasysh se sa i shëndetshëm është, duket kufizuar sasinë e tij shkaku i kalorive.
VEZËT
Vezët janë burim i mirë për proteina dhe ngadalësojnë dëmtimin e eshtrave. Përmbajnë vitamina të grupit B (B2, B5, B12) për të cilët është vërtetuar se pakësojnë inflamacionet në tru dhe ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes së Alzhaimer-it. Të verdhët e vezës është përplot me materie ushqyese, që parandalojnë degjenerimin muskulor.
BORONICAT
Boronicat janë përplot me antioksidues që mund të minimizojnë dëmet në qeliza, madje edhe t’i parandalojnë dëmet e tilla. Pastrojnë organizmin, ulin sasinë e yndyrës në gjak dhe kështu parandalojnë sëmundjet e zemrës. Përmbajnë mangan, vitamina C dhe K, kalcium, kalium dhe fosfor.
(Kosova Sot)