FIDANISHTJA

6 shprehitë e tmerrshme që i aplikojmë pas ushqimit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Njëra nga gjërat më të vështira është që secilit njeri t’ia ndryshosh shprehitë. Nëse dëshirojmë ta ruajmë shëndetin tonë duhet t’i dëgjojmë këshillat e ekspertëve, të cilët kanë cekur një listë prej gjashtë gjërave që kurrsesi nuk duhen bërë pas ushqimit.

CIGARE PAS USHQIMIT

Ekspertët paralajmërojnë që kjo shprehi është shumë më e dëmshme se sa që ishte menduar, sepse vetëm një cigare pas ushqimit ka efektin sikurse t’i keni ndezur dhjetë. Sistemi i tretjes ndikon në krejt organizmin dhe nikotina ndërlidhet me oksigjenin në gjak.

PEMË PAS USHQIMIT

Pemët treten lehtë, por nëse i konsumojmë menjëherë pas ushqimit ato qëndrojnë aq gjatë në organizëm sa që fillojnë të krijojnë gazra, përkatësisht helme të cilat mes tjerash nxitin krijimin e gazrave dhe pengesa në tretje. Pra, pemët hahen në lukth të zbrazët, ose dy orë para apo pas ushqimit.

ÇAJ PAS USHQIMIT

Edhe pse këtë shprehi e aplikojnë gjithnjë e më shumë njerëz, nuk është aspak e shëndetshme. Teina si përbërës kryesor lidhet për hekur dhe vështirëson tretjen e tij, që mund të jetë e dëmshme për personat anemikë të cilët duhet ta konsumojnë së paku pesë orë pasi të kenë konsumuar ushqimin.

United Hospital

NOTIMI PAS USHQIMIT

Në këtë rast, nënat dhe gjyshet tona kishin pasur të drejtë, e ekspertët paralajmërojnë se e njëjta vlen edhe për dushin. Uji nxit dhe forcon gjakrrjedhjen në mbarë trupin, por pas shujtës gjaku shkon në lukth ku bëhet tretja e ushqimit, e jo në vendet si në duar apo këmbë, ku do të duhej të ishte pas ndryshimit të shpejtë të temperaturave.

AKTIVITETET PAS USHQIMIT

Edhe pse të gjithë mendojnë se sa të shëndetshme janë ushtrimet pas ushqimit, e vërteta është pak më ndryshe. Në fakt, një mënyrë e tillë pengon sistemin tretës, i cili absorbon substancat ushqyese të marra prej ushqimit. Shëtisni në vend të ushtrimeve, e aktivitetet e forta t’i bëni dy orë pas ushqimit.

GJUMI PAS USHQIMIT

Edhe një e thënë e moçme është treguar e vërtetë. Qëndrimi shtrirë kurrsesi nuk është i mirë, e me vetë këtë as për tretjen, pasi që lëngjet e lukthit nuk mund ta bëjnë punën e tyre ashtu si duhet. Kjo shprehi mund të sjellë deri te problemet me lukth, e po ashtu nuk ndihmon as në largimin e kilogramëve shtesë.

(Kosova Sot Online)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.