6 përmendore të reja ne Shkup, asnjë për figurat shqiptare

Janë promovuar gjashtë buste të reja, me personalitete të historisë maqedonase, të cilat janë vendosur në parkun e qytetit në Shkup, por në mesin e tyre nuk është asnjë përmendore të ndonjë personaliteti shqiptar.
“Bustet e personaliteteve maqedonase kanë ekzistuar dhe më herët, por janë shkatërruar gjatë viteve të 90-ta. Siç premtuan muajt e kaluar, bustet e këtyre personave të shquar sërish u vendosë në parkun e qytetit”, tha Koce Trajanovski.
Ndërkohë, vazhdon vendosja e përmendoreve maqedonase, ende askund nuk po vendosen tri përmendoret shqiptare që janë premtuar me vite të tëra.