HW

6 milionë euro më pak për veteranët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës ua ka zvogëluar për 6 milionë euro buxhetin e planifikuar për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kjo “tkurrje” ka ndodhur në procesin e rishikimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2015, ku nga 24 milionë euro, sa ishin ndarë fillimisht për këtë kategori, tashmë janë lënë në dispozicion vetëm 18 milionë euro. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve të Luftës, Agim Çeku, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” shkurtimin e buxhetit për veteranët për 6 milionë euro.

United Hospital

Ai ka bërë të ditur se ka kërkuar sqarim nga Ministria e Financave në lidhje me këtë çështje, ndonëse, siç thotë ai, nuk i ka pëlqyer ky vendim. “Po, kam biseduar me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, dhe ai është arsyetuar se meqenëse buxheti prej 24 milionë eurosh për veteranët është i pashfrytëzuar, atëherë ato 6 milionë janë alokuar për një linjë tjetër buxhetore”, ka thënë ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.