6 mijë euro për një performancë të Genta Ismailit

Shumat që paguhen këngëtaret, janë aq marramendëse. Ato vetëm për një performancë, mund të të kërkojnë një shumë prej më shumë se gjashtë mijë euro.
Genta Ismaili, e cila njihet si këngëtarja me performancat më të shtrenjta, ka pranuar se ajo ka pasur pagesë edhe më të madhe se gjashtë mijë euro.
Ajo në emisionin “Zonë e Lirë”, të Arian Çanit, ka thënë se ka pasur raste kur është paguar edhe më shumë se gjashtë mijë euro, edhe pse në fillim e ka mohuar një gjë të tillë dhe nuk ka dashur të përgjigjet.
“Po ka pasur raste kur jam paguar edhe më shumë por edhe më pak se gjashtë mijë euro. E gjitha varet edhe prej vendit dhe publikut”, ka thënë Genta. “Unë paguhem për aq sa e meritoj dhe aq sa ofrojë muzik”, është shprehur më tutje Genta.(ORAinfo)