Hidromorava

6 llojet e çajit që ju ndihmojnë të flini

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Më e mira rreth konsumimit të llojeve të çajit për të ndihmuar gjumin është se, pos se janë shumë efektivë, nuk përmbajnë kemikate dhe nuk shkaktojnë varës.

KAMOMILI DHE ‘TILA’

Nëse vuani nga pagjumësia si pasojë e tretjes aspak të mirë, atëherë një gotë çaj e përzierjes së kamomilit me bimën ‘tila’ do ta zgjidhnin problemin. Bima ‘tila’ njihet për faktin se është sedativ natyral dhe me të madhe sugjerohet për relaksim dhe për t’u qetësuar nga tensionimet. Sa për kamomilin, qetëson problemet me stomak dhe ndihmon te tretja. Po ashtu, ka efekt kundër inflamacioneve, baktereve he ka efekt prej sedativi.

ÇAJ LIMONI

Balsami i limonit, ose “Melissa”, ka një aromë të thartë. Duke përdoruar lulet e tij dhe gjethet për të bërë këtë aj, ndihmon për të pasur një gjumë më të thellë. Po ashtu përdoret në aromaterapi, sepse ka efekte qetësuese dhe funksione antispasmodik.

ÇAJ MENTE

Falë aromës së fortë dhe të këndshme, shpesh është cilësuar dhe përdorur në aromaterapi. Po ashtu, ky lloj i çajit rekomandohet për të trajtuar rastet e anktheve dhe rasteve të veçanta të stresit. Pasi që përmban veti kundër inflamacioneve dhe si sedativ, është mënyrë e duhur për të pasur një gjumë më të rehatshëm.

UBT

PËRZIERJA E LULES “PASION” DHE VALERIANE

Ka disa lloje të pagjumësisë që vijnë si pasojë e anktheve apo brengave që ju mbajnë zgjuar gjatë natës dhe nuk keni mundësi të pushoni. Në këtë rast, konsumimi i çajit me bimët si “pasion” dhe valeriane ju ndihmojnë t’i thoni lamtumirë kësaj gjendjes. Lulja “pasion” përmban substanca natyrale kundër anktheve dhe vepron si qetësues natyral. Valeriana është një sedativët më të mirë natyralë.

ÇAJ I REKOMANDUAR PËR TË RRITURIT

Përbërësit: 2 gota ujë (500 ml) 1 lugë të gjetheve “Melissa” (10 g) 2 lugë rrënjë valeriane (20 g) 1 lugë gjethe të mentës (5 g) 1 lugë mjaltë (7.5 g) Përgatitja: Ngrohni ujin dhe shtoni të gjithë përbërësit. E lini të pushojë për 10 minuta. Pas 10 minutave, përzieni dhe kulloni. Shtoni mjaltin dhe e pini pak kohë para gjumit.

ÇAJI KUNDËR DEPRESIONIT

Përbërësit: 2 gota ujë (500 ml) 1 lugë gjethe të freskëta valeriana (10 g) 1 lugë rrënjë valeriane (10 g) 1/2 e lugës gjethe rozmarine të freskëta (5 g) 1 lugë gjethe të freskëta “Melissa” (10 g) 1 lugë mjaltë (25 g) Përgatitja: Derdhni gjysmë litër ujë të ftohtë sipër përbërësve dhe përzieni. E lini të pushojë për 12 orë, e përzieni. Pastaj, e kulloni dhe e ëmbëltoni me mjaltë para se ta konsumoni, pak kohë para se të shkoni në gjumë.