ARKATANA

6 lëngjet më të mira për sistem të fortë imun

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Një nga kombinimet më të mira, domatet dhe karotat, do t’ju gëzojnë me përzierjen e dy aromave. Është një nga recetat më të mira për forcimin e sistemit imun, përmbajnë antioksidues, vitamina C dhe vitamina A.

LËNGU NGA DOMATET DHE KAROTAT

Një nga kombinimet më të mira, domatet dhe karotat, do t’ju gëzojnë me përzierjen e dy aromave. Është një nga recetat më të mira për forcimin e sistemit imun, përmbajnë antioksidues, vitamina C dhe vitamina A.

Ky lëng ndihmon me formimin e rruazave të bardha të gjakut, forcon lëkurën dhe parandalon depërtimin e patogjeneve Përbërësit: 1 domate 1 portokall 1 mollë 4 karota Përgatitja: Të gjithë përbërësit e këtij lëngu për imunitet të fortë i shtrydhni nëse ju pëlqen lëngu ose i copëtoni dhe i vendosni në blender, i përzieni derisa të fitoni “smoothie”. Ky kombinim është mënyra më e mirë që të kthjelleni që në mëngjes.

LËNGU NGA XHENXHEFILI DHE HUDHRA

Përbërësit magjik të xhenxhefilit dhe hudhrës që moti njihen si luftues kundër infeksioneve. Një studim në Harvard e ka konfirmuar se konsumimi i hudhrës në sasi më të shtuar e ul rrezikun nga kanceri. Hudhra ul kolesterolion dhe shtypjen e gjakut. Edhe xhenxhefili ofron shumë kundër mikrobeve, inflamacioneve dhe alergjive. Përbërësit: 2 panxharë 1 mollë 1 portokall 2 thelpinj të hudhrës ¼ e rrënjës së xhenxhefilit Përgatitja: Të gjithë përbërësit i shtrydhni në blender. Sipas dëshirës mund t’i shtoni akull dhe e konsumoni.

LËNGU NGA PANXHARI

Panxhari te shumica e njerëzve nuk është edhe perime më e preferuar. Mirëpo, nëse do ta konsumoni më shumë do ta forconi sistemin imun dhe do të parandaloni shfaqjen e sëmundjeve kronike. Kjo falë vitaminave, mineraleve de antioksiduesve me të cilët është e pasur. Shtrydhni lëngun për imunitet nga këta përbërës: 1 mollë 1 karotë 3 cm xhenxhefil 1 panxhar Mentë të freskët 1 rriskë limon sipas dëshirës. Lëngjet i përzieni dhe lëngun e konsumoni të freskët.

ARKATANA

LËNGU NGA SHALQIRI DHE FARAT ÇIA

Asgjë nuk freskon më mirë se shalqiri. E çfarë mendoni për kombinimin e shalqirit me farat çia? Kjo pije e shijshme është më shumë se kënaqësi për secilën shqisë. E hidraton organizmin, e shalqiri është i pasur me vitamina A, C dhe B6, që funksionojnë në forcimin e sistemit imun. Përbërësit: 6 rriska shalqi ½ e gotës gjethe të mentës 2 lugë lëng limeje 1 lugë fara çia Përgatitja: Përzieni shalqirin, mentën dhe lëngun e limesë. Nga sipër hidhni fara çia dhe e shërbeni të ftohtë.

LËNGU I GJELBËR

Nëse jeni nga ata që pranoni vetëm lëngun nga pemët atëherë është koha që të ndryshoni diçka të re. Lëngu i gjelbër nga perimet është burim për nutriente që garanton sistem të fortë imun. Shtrydhni përbërësit: 2 shkopinj selino 4 gjethe sallatë të gjelbër 2 gjethe lakër jeshile 1 sasi spinaq 1 mollë të gjelbër ½ e trangullit ½ e limonit të qëruar ¼ e xhenxhefilit Lëngjet e shtrydhura i përzieni me përbërësit dhe e konsumoni lëngun.

LËNGU NGA MOLLËT DHE KAROTAT

Jo vetëm se një mollë në ditë largon sëmundjet por edhe më shumë vepron nëse e kombinoni me karotën. Fibrat nga molla mund të ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës. Ndihmojnë edhe në forcimin e sistemit imun. Karota është e pasur me karotenoide si dhe vitamina A, parandalojnë degjenerimin makular dhe kancerin. Përbërësit: 4 karota 1 mollë 1 dardhë ¼ e rrënjë xhenxhefili Përgatitja: Zgjidhni nëse përbërësit i shtrydhni apo i copëtoni dhe i hidhni në blender dhe do të fitoni një lëng të shijshëm.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.