Uji Dea

6 javë nga zgjedhjet, ende pa marrëveshje për qeverinë e re

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pavarësisht faktit që para një jave KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetorit, certifikimi i tyre pritet të shtyhet edhe më tej. Rrjedhimisht, zvarritje pritet të ketë edhe drejt marrëveshjes finale dhe krijimit të institucioneve të reja. Përfaqësuesit e partive, të cilat po diskutojnë rreth harmonizimit të programeve, thonë se zvarritja nuk po vjen nga ta, por nga procedurat teknike të KQZ-së, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Është bërë një javë prejse LVV-ja dhe LDK-ja kanë përmbyllur ciklin e diskutimeve në kuadër të grupeve punuese. Megjithëkëtë, ende nuk është mbajtur ndonjë takim në kuadër të nivelit politik, gjegjësisht ndërmjet kryetarëve të partive përkatëse.

United Hospital

Meqë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka obliguar KQZ-në për rinumërim të 1472 vendvotimeve, procesi deri te certifikimi i rezultateve është shtyrë edhe më tej. PZAP-i gjithashtu ka obliguar KQZ-në që votat e ardhura nga Serbia t’i largojë nga rezultati përfundimtar. Si rrjedhojë e kësaj tre kandidatë për deputetë të LVV-së kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme, shrkuan tutje “Zëri”.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe një kandidat i LDK-së, pasi me largimin e votave të ardhura nga Serbia ai mbetet jashtë ulëseve të Kuvendit. Zyrtarë të këtyre subjekteve thonë se zvarritja drejt marrëveshjes nuk po vjen nga partitë e tyre, por nga procedurat teknike të KQZ-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.