UBT

6 arsye pse duhet të pini kafe

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kafeja jo vetëm që është e pasur me antioksidantë, por ajo është cilësuar si një burim antioksidantësh sipas një studimi nga Universiteti Scranton, ajo përmban gjithashtu vitamina B2 dhe B5, mangan, kalium, magnez dhe niacin të cilët janë ushqyes themelorë.

Arsyet pse shkenca i thotë “po” konsumit të kafesë.

1. Zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2

Hulumtues nga Universiteti Qingado në Kinë kanë eksploruar 26 studime të ndryshme (ku ishin pjesëmarrës më shumë se një milion njerëz) dhe zbuluan se ata që pinin më tepër kafe ishin 30 % më pak të ekspozuar ndaj zhvillimit të diabetit tip 2 se ata që pinin pak kafe, ndërkohë që java nuk ishte e mbingarkuar me sheqer. Hulumtuesit mendojnë se kafeja mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kësaj sëmundjeje pasi kafeina ndikon në rënien në peshë dhe një metabolizëm më të shpejtë, dy faktorë të rëndësishëm për diabetin.

2. Ka vlera ushqyese të mëdha.

Kafeja jo vetëm që është e pasur me antioksidantë, por ajo është cilësuar si një burim antioksidantësh sipas një studimi nga Universiteti Scranton, ajo përmban gjithashtu vitamina B2 dhe B5, mangan, kalium, magnez dhe niacin të cilët janë ushqyes themelorë.

3. Mund të ndihmojë në shmangien e sëmundjeve të mëlçisë

Uji Dea

Disa studime kanë treguar se njerëzit që pinë rreth 4 filxhanë kafe në ditë ulin deri në 80% rrezikun e prekjes nga sëmundja e cerozës.

4. Pirja e kafes mund të ndihmojë në uljen e rrezikut e disa llojeve të kancerit

Studiuesit e Universitetit Rutgers zbuluan se kafeina mund të luajë rol në mbrojtjen nga kanceri i lëkurës duke bllokuar një enzimë të proteinave në lëkurë. Ajo luan një rol mbrojtës kundër kancerit endometrial dhe kolektoral.

5. Ndihmon në punën e enëve të gjakut

Disa studime kanë treguar se nga kafeja mund të kemi përfitime kardiovaskulare. Një studim i “American Association se njerëzit që pinë një filxhan kafe në ditë kanë pasur një rritje prej 30% të funksionit të enëve të gjakut (në krahasim me ata që pinin kafe dekafeinato) në një periudhë prej 75 minuta.

6. Kafeja mund të bëjë të lumtur

Një studim nga “Harvard School of Public Health” zbuloi se rreziku i zhvillimit të depresionit ulet me rritjen e konsumit të kafes. Femrat që pinin rreth katër gota kafe në ditë ishin rreth 20% më pak të rrezikuara se ato që nuk konsumonin kafe.