HW

54 mijë kosovarë azil në Gjermani

/ 2 minuta lexim
HW

Gjermania mbetet vendi më i preferuar i kosovarëve për azil. Zëdhënësja e Zyrës Federale për Migracion, Edith Avram, ka thënë se brenda dy vjetëve të fundit në këtë shtet kanë kërkuar azil rreth 54 mijë kosovarë. Me këtë numër të lartë të azilkërkuesve Kosova lë pas vetes shtetet si Afganistani dhe Iraku

Fundi i 2014-s ishte koha kur kosovarët, të dëshpëruar me gjendjen ekonomike në vend, filluan masivisht të nisen rrugëve ilegale për të arritur në ndonjërin prej shteteve të Evropës.

Fundamenti

Institucionet kosovare nuk i pengonin fare ata, pasi për muaj të tërë dhjetëra autobusë, niseshin nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për në Beograd e që ishte ndalesa e parë e kosovarëve, për të vazhduar pastaj drejt Hungarisë që ua hapte rrugët për emigrimin në ndonjë nga shtetet më të fuqishme të Evropës.

Mijëra kosovarë që iu bashkuan fluksit “ilegal” të emigrimit, zgjodhën Gjermaninë si destinacionin kryesor për të jetuar. Shumica prej emigrantëve kosovarë nuk u lajmëruan asnjëherë në zyrat e migracionit gjerman, derisa vazhdojnë jetën e tyre në mënyrë ilegale duke iu shmangur autoriteteve gjermane. Por, numri i atyre që vendosën të kërkojnë azil në Gjermani ishte jashtëzakonisht i madh. Për herë të parë dhe ekskluzivisht për gazetën “Zëri”, autoritetet gjermane dhanë shifra të azilkërkuesve kosovarë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.