UBT

50 mijë eurot e ndara për Luginën përfundojnë në llogarinë e kompanisë së kushëririt të Besnik Bislimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

2 milionë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, po dyshohet se janë keqpërdorur.

Këto pretendime i ka hedhur kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili edhe ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale. Detaje të këtij kallëzimi penal ju sjell Insajderi.

Keqpërdorimi i parë që përmendet ka të bëjë me një vizitë të përfaqësueseve të Luginës për në SHBA. Parat e ndara nga Qeveria parashihej të deponoheshin në llogarinë e Këshillit Nacional Shqiptar, i cili udhëhiqet nga Ragmi Mustafi. Por, dyshohet se nuk ndodhi kështu.

50 mijë euro pretendohet se janë deponuar direkt në llogarinë e kompanisë së kushëririt të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, Faton Bislimi si dhe person i afërt me krerët e Partisë së Veprim Demokratik (PVD).

Kompania e Faton Bislimi “Washington International Affair Institute” – po dyshohet të jetë hapur 8 muaj para ndarjes buxhetore të qeverisë.

Eco Higjiena

“Washington International Affair Institute L.L.C është kompani e hapur me datë 3 shtator 2021, pra 8 muaj para vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për transferimin e mjeteve.

Kjo kompani figuron në emër të Faton Bislimit, Kushëririt të zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi dhe mik i liderëve te PVD-së i cili vitet e fundit i ka shpeshtuar vizitat në Luginë si dhe ishte shoqërues i përkohshëm i përfaqësuesve të Luginës në SHBA. Pra 50,000 euro të Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës u bartën në llogari të Faton Bislimit respektivisht në kompaninë e tij Washington International Affair Institute L.L.C”, thuhet në kallëzim penal.

Nga ky konkurs dhe të tjerë sipas Arifit kanë përfituar akterë të LVV-se dhe PVD-së, njerëz partiak.

Njerëz që kanë lidhje me Ragmi Mustafin, Ardita Sinanin ish-kryetare e Preshevës, e ish-kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi.

Për udhëtimin në SHBA, thuhet se këshilltarja nga radhët e opozitës, Saranda Latifi ka kërkuar sqarim nga Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi e Ardita Sinani se ku kanë shkuar mjetet financiare.