Fundamenti

50 fermerë vitias përfituan multikultivator nga komuna e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë ka vazhduar të mbështes fermerët e komunës së saj me mekanizma bujqësorë. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë bërë sot shpërndarjen e 50 multikultivatorëve për fermerët vitias.

Me këtë rast kryetari Haliti i ka përgëzuar përfituesit dhe theksoj se qeverisja komunale e Vitisë, mbetet e përkushtuar të ju ndihmojë edhe më tutje fermerëve të saj, që të zhvillojnë sektorin bujqësorë, që të ketë prodhimtari dhe të sigurojnë të hyra. Ai tha se fermerët vitias janë hambarë i Anamoravës dhe shembull i mirë i punës fisnike me përkushtim të lartë.

Hidromorava

Nga ana tjetër edhe fermerët falënderuan përfaqësuesit komunal për këtë mbështetje, duke vënë në pah lehtësimin që ju bëhet në punët e bujqësisë.

Përfituesit e multikultivatorëve kanë participuar me 20% të shumës së përgjithshme, kurse shuma tjetër është mbuluar nga komuna e Vitisë. Nga ky donacion kanë përfituar 12 femra fermere, ku janë përfshirë edhe komunitetet pakicë./rajonipress/