5 zakone që nuk duhen bërë kur jeni sëmurë

Hunde që pikojnë, gryke të irrituara, ndjenje lodhjeje… Me ardhjen e vjeshtës shkaktohen edhe rrufat apo gripi. Ja disa gabime që nuk duhen bërë.Gripi dhe rrufa nuk shërohen, por merren masa që simptomat të jenë më të paketa dhe gjithçka të kaloje sa më shpejt. Ndonjëherë vete mjekimi mund të jetë më i dëmshëm sesa i dobishëm.
Pirja e konsiderueshme e medikamenteve
Pini një paracetamol, por nuk ndieni ndonjë përmirësim? Mos pini menjëherë tjetër sepse në fakt ai fillon të bëjë efekt vetëm pas gjysmë ore. Duke pirë pa fund ilaçe mund të krijoni probleme të tjera si përgjumja apo gjendja letargjike, lodhja, alergjia, etj.
Fshirja e hundeve me shtrëngim
Fshirja e shpeshtë e hundëve dhe shtrëngim duhet shmangur. Kjo gjë mund të sjelle shtyje mukozën nazale në kavitetin e sinusit. Mukoza mund të përmbajë baktere dhe viruse çka më pas mund të pasohet edhe me sinozit.
Pirja e tepruar e kafesë
Harrojeni kafen kur jeni sëmurë sepse në vend që t’iu japë energji, kafeina do ju dehidratojë dhe do e zgjasë periudhën e shërimit.
Pirja e antibiotikeve që ju ndodhën në shtëpi
Ju kanë mbetur disa antibiotike dhe mendoni t’i pini që të shëroheni me shpejt? Antibiotiket nuk do ju bëjnë asgjë sepse ato luftojnë bakteret, jo viruset, pra infeksionet jo gripin.
Mos leximi i fletës se përdorimit të ilaçit
Nëse hundët ju janë zëne duhet të zgjidhni spray- e duhur dhe të mësoni se si ai përdoret. Instruksionet janë mjaft të domosdoshme në mënyrë që edhe shërimi të behet me shpejt. Për shembull në fletë mund të thuhet që spray nuk duhet përdorur më shumë se tre dite, ndërkohë që ju vazhdoni ta përdorni. Si të gjitha medikamentet edhe ai ka efekte negative kështu që nuk duhet të rrezikoni.