UBT

5 vjet e 9 muaj burg kosovarit, për fajde, dhunë e kërcënim

/ 2 minuta lexim
HW

Për 16 muaj rresht e kishte kërcënuar, rrahur dhe shantazhuar një portugez, pronar kafeje në qarkun e katërt të Cyrihut, të cilit i kishte dhënë borgj me fajde dhe ai nuk kishte mundur t`ia kthente.

Pesë vjet e nëntë muaj burg i ka shqiptuar Gjykata e Qarkut në Cyrih një shqiptari të Kosovës për veprat penale si shantazhim i rëndë, fajde dhe delikte të ndryshme me drogë e me armë. Duke i cilësuar si «mafioze» veprimet e tij, trupi gjykues i ka dhënë bodigardit 26 vjeçar një dënim dukshëm më të lartë se që e ka kërkuar prokurori. Ai kishte konsideruar se katër vjet e gjysmë burg është masa adekuate për veprat penale qe ka kryer kosovari.

I dënuari tashmë ka mbajtur 419 ditë burg, të cilat i llogariten në kohëzgjatjen e përgjithshme.

FIDANISHTJA

I dënuari, nga fillimi i vitit 2013 ai për 16 muaj rresht e kishte kërcënuar, rrahur dhe shantazhuar një portugez, pronar kafeje në qarkun e katërt të Cyrihut, të cilit i kishte dhënë borgj me fajde dhe ai nuk kishte mundur t`ia kthente, shkruan 20minuten.ch. Viktima ishte frikësuar aq shumë sa që po kërkonte para hua te familjarët, miqtë dhe në vendin e punës, për të kënaqur fajdexhiun e tij të pangopur.

Më në fund nga vjeshta e vitit 2014 portugezi mböedh guximin dhe e denoncon kosovarin në polici. Deri atëherë ai i kishte paguar atij plot 121 mijë franga. I denoncuari fillimisht kishte bërë një pranim sipërfaqësor të veprës por pastaj, gjatë seancës gjyqësore ishte tërhequr nga shumica e akuzave. Mirëpo duket se e gjithë kjo nuk i ka shërbyer fare. Ai krahas dënimit me burg duhet t`i paguajë viktimës 115.900 franga si dëmshpërblim dhe 9000 franga në emër të zhdëmtimit./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.