Eko Higjiena

5 vjet burg për anglezin që vrau shqiptarin

/ 2 minuta lexim

Një gjykatë angleze dënoi me pesë vite burg një shtetas anglez për shkak të vrasjes së një shqiptari në një incident të rëndë në Chelmsford të Anglisë.

Incidenti kishte ndodhur në fund të gushtit të këtij viti, kur Jamie Uaters 30 vjeçar, me një grusht ka goditur emigrantin shqiptar Urim Rama, i cili është shtrirë për tokë, duke pësuar goditje në tru, për shkak të përplasjes në gurët e një trotuari.

Urimi vetëm pak orë më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Policia theksoi se emigranti shqiptar ishte një viktimë e pafajshme, vetëm pasi që ai kishte ndërhyrë rastësisht për të ndarë një përleshje midis një femre dhe dy të rinjve. Dy të rinjtë, të irrituar nga ndërhyrja e shqiptarit iu kanë vërsulur atij.

E pranishme në Gjykatë ishte edhe nëna e tij Bukurija e cila kishte ardhur nga Shqipëria për të përcjellë procesin, si dhe shokët e ngushtë të Urimit qe jetojnë në Angli.

Uji Dea

Uaters ka kërkuar ndjesë para familjarëve dhe para Gjykatës duke thënë se ai mendoi vetëm të jep një grusht dhe të largohet.

Prokurori Gratwicke informoi Uaters se me këtë jo vetëm se ka sjellë vdekjen e një njeriu, por ka lënë edhe familjen e Urimit në varfëri, pasi Urimi mbante familjen 8 anëtarëshe në Shqipëri përmes punës së tij në Londër.

Grawicke shton se 5 vite janë si shenjë mësimi për të mos përsëritur gjëra të tilla kurrë në jetë. /ina/