FIDANISHTJA

5 ushqimet që forcojnë sistemin imun

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Sistemi imun është parakusht për jetë të gjatë dhe të shëndetshme, e nëse dëshironi ta mbani ashtu të fortë, atëherë sillni ndryshime në ushqimin tuaj.

Mënyra më e mençur për ta forcuar sistemin imun është përmes ushqimit.Ekspertët ju sugjerojnë këto ushqime, pasi që është vërtetuar se forcojnë sistemin imun

SPINAQI

Spinaqi gjithmonë konsiderohet si ushqim me vlera të shkëlqyeshme ushqyese. Në spinaq fshihet një thesar i tërë me vitamina, duke filluar nga vitamina A, B2 dhe B6 deri te C, K dhe E. Po ashtu, spinaqi është i pasur me antioksidues, fitonutriente, proteina, aminoacidet omega-3 dhe me kalcium. Me fjalë të tjera, spinaqi është aq i shëndetshëm sa që duhet ta konsumoni për çdo ditë

ARRAT

Nuk duhet të konsumoni sasi të madhe të arrave nëse nuk jeni të sigurt se keni nevojë ta forconi sistemin imun, mjafton një grusht me arra dhe efekti do të jetë i vërejtur. Arra përmban shumë vitamina, aminoacidet omega-3, si dhe vlera tjera ushqyese, të cilat ofrojnë mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe të trurit. Disa studime kanë vërtetuar se arra parandalon zhvillimin e sëmundjes së Alzhaimer-it dhe atë të Parkinson-it. Mund t’i konsumoni midis shujtave, kur keni dëshirë për ushqime të grimcuara.

KKVITI

FASULJA

Fasulja është shumë e shijshme pasi që përmban leptinë, e cila ndihmon në pakësimin e oreksit. Pos kësaj, fasulja është e pasur me vitaminën B, kalcium, kalium dhe acid folik. Të gjitha këto janë të shëndetshme për shëndetin e trurit dhe të lëkurës, e po ashtu fasulja ndihmon edhe në uljen e shtypjes së gjakut. Fasulja është e mirë edhe në parandalimin e sulmit në tru. Do të ishte mirë ta konsumoni më shpesh, pasi që ju mban ngopur për një kohë të gjatë.

SALMONI

Salmoni është ushqim shumë i shëndetshëm, e sidomos ju sugjerojmë salmonin e egër, i cili brenda vetes së tij posedon vlera të larta ushqyese. Salmoni është burim i shkëlqyeshëm me proteina, vitamina D dhe ato të kompleksit B, por edhe me aminoacide omega-3. Shumë studime pohojnë se ky lloj i peshkut mbron nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, si dhe sëmundje të tjera. Do të duhej ta konsumoni së paku njëherë në javë

BORONICA

Pos se janë shumë të shijshme, boronicat janë përplot me fitokemikale, të cilat shërbejnë për luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Po ashtu, boronicat përmbajnë flavonoide dhe fibra të lëngshëm, e të gjithë këta përbërës ndihmojnë në luftimin e kancerit, diabetit, sëmundjet e zemrës, të thatit në lukth dhe në idhcë, si dhe ulë shtypjen e gjakut. Boronica ulë nivelin kolesterolit të keq në gjak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.