5 ushqimet natyrale për kontroll të hipertensionit

Hipertensioni është një sëmundje që prek shëndetin kardiak, që do të thotë se është me rëndësi të kujdeseni duke bërë një jetë të shëndetshme.
LËNGU I LIMONIT
Mbajtja e lëngjeve kurrë nuk është shenjë pozitive, sidomos nëse vuani nga hipertensioni. Limoni ka veti të hatashme në këtë drejtim sepse është burim për vitamina C. në këtë mënyrë, ndihmon luftimin e helmeve dhe përbërësve që grumbullohen si pasojë e mbetjes së lëngjeve. Për më shumë, lëngu i limonit është diuretik me fuqi filtruese. Përmban sasi të madhe me ujë që funksionon si mjet i përsosur për pastrim të sigurt dhe natyral të trupit. Përbërësit: 1 gotë ujë (250 ml) Lëngu i limonëve Përgatitja: Përzieni të dy përbërësit, pa ëmbëltues dhe e konsumoni në lukth të thatë.
BANANET
Bananet njihen mirë për faktin se përmbajnë shumë nutriente. Theksohen për përmbajtjen e lartë me kalium, që ndihmon në rregullimin e presionit arterial. Po ashtu, efekti i tyre energjik është i dobishëm pas rutinës së ushtrimeve. Për këtë arsye, ju rekomandojmë të përfshini një banane në ushqimin e përditshëm. Po ashtu, më së miri është ta reduktoni sasinë e sodiumit në ushqim. Kjo do të thotë më pak kripë t’i hidhni ushqimit. HUDHRA Hudhra është përbërës i vjetër në ilaçet natyrale botërore. Osniderohet shumë i dobishëm për trajtimin e shumë gjendjeve në mjekësi, nutricizëm dhe gjendjet ortopedike, si dhe shumë tjera. Në rast të shtypjes së lartë të gjakut, hudhra ofron dobi për zgjerimin e arterieve, si dhe në parandalimin e formimit të droçkave në gjak. Mund ta konsumoni në formë të tabletave, ta shtoni në recetat tuaja apo ta hani një thelb hudhër çdo ditë duke e lënë në një gotë me ujë për 6-8 orë.
VAJI ULLIRIT
Që nga Egjipti antik, dobitë që i atribuohen vajit të ullirit dhe derivateve të tija kanë qenë mirë të njohura në fushën e shëndetësisë. Kur bëhet fjalë për hipertensionin, vaji i ullirit funksionon si rregullues natyral për trupin, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Kjo yndyrë e shëndetshme është e bërë nga tre mijë komponentë të ndryshëm. Disa nga vetitë më të dalluara janë: Ndihmon parandalimin e oksidimit. Rregullon dhe më mirë e kontrollon diabetin. Redukton kolesterolin e keq.
SHALQIRI
Shalqiri është një nga ushqimet më të mira për ta kontrolluar hipertensionin falë aftësisë për zgjerimin e enëve të gjakut. Po ashtu redukton edhe rrzikun nga pikan në tru. Shalqiri ofron po ashtu edhe “L-citrulline” dhe “L-arginine”. Këto dy aminoacide e forcojnë shëndetin vaskular dhe rregullojnë presionin arterial. Nëse mjeku jua ka thënë se keni shtypje të lartë të gjakut, por ende nuk keni zhvilluar simptoma serioze, atëherë përfshini shalqirin në menynë tuaj.
(Kosova Sot)