Eko Higjiena

5 ushqimet më të këqija që të shtojnë yndyrën në bark

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me siguri gjatë kohës së karantinës të ka kapur paniku që mund të kesh shtuar disa kile.

Nuk je e vetmja. Por nuk është problem aq shqetësues nëse do të tregohesh pak më e vëmendshme me ushqimet dhe sidomos me ato që të shtojnë yndyrën në bark.

Ekziston një dietë, e cila mund të të ndihmojë të mos shtosh më shumë kile gjatë këtyre ditëve.

Ka disa ushqime, të cilat duhet shmangur me çdo kusht, sepse janë kryesore për të shtuar sidomos yndyrën në bark.

Këto ushqime kanë tendencë që të nxjerrin në pah sidomos ato pjesë trupi që marrin lehtësisht kile, siç është edhe barku.

Më poshtë është një listë, e cila të rekomandon ushqimet që duhet të shmangësh gjatë kësaj periudhe që je më shumë në shtëpi.

Qëndro larg nga patatet e skuqura, pijet me gaz, ushqimet e bardha (me karbohidrate të përpunuara), të skuqurat, si dhe lëngjet e frutave.

ARKATANA

Me siguri po mendon se si mund t’i kesh ngrënë vetëm dje të gjitha këto ushqime. Por, kjo është edhe arsyeja pse e ke gjithmonë stomakun të rënduar.

Në përgjithësi, patatet e skuqura janë shumë të këqija për yndyrën, sepse kanë sasi të lartë vaji dhe kripe që rri e gjitha në stomak.

Po kështu, edhe pijet me gaz apo lëngjet e ndryshme të frutave, për shkak të sasisë së lartë të sheqerit që përmbajnë – që, siç dihet, kthehet në yndyrë.

Të njëjtin efekt kanë edhe karbohidratet e përpunuara që gjendjen në ushqime të tilla si buka e bardhë, biskotat e bardha dhe drithërat me sheqer.

Të gjitha këto ushqime të japin pikërisht ato kile që nuk do të doje t’i shtoje gjatë kësaj periudhe.

Nëse do të kufizohesh dhe do të qëndrosh larg këtij grupi ushqimesh, me siguri pas karantinës do ta ndiesh veten më mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.