Fundamenti

5 ushqimet e shëndetshme që shndërrohen në të dëmshme nëse e teproni

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nuk ka surprizë më të mirë se sa të zbuloni se një nga ushqimet tuaja të preferuara është dhe i shëndetshme dhe i shijshme. Megjithatë, disa nga ushqimet më të shëndetshme janë të mira vetëm kur nuk teprohet dhe në të vërtetë mund të kenë pasoja jo të mirë.

A jeni i varur nga recetat me avokado? Ka pasur një rritje të madhe në shitjet e avocados në vitet e fundit, kështu që nuk jeni vetëm. Avokadot janë një burim i pasur i yndyrave të shëndetshme, të cilat ndihmojnë për të përmirësuar shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve dhe për të ulur kolesterolin. Megjithatë, konsumimi i shumë yndyrave të çdo lloji nuk është kurrë një ide e mirë

Çokollata e zezë është një ushqim i ëmbël që rezulton të jetë i mirë për shëndetin tuaj. E mbushur me antioksidantë dhe përbërës të shëndetshëm të zemrës, çokolata e zezë ndihmonë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Sigurohuni që të jeni të zgjuar kur ta zgjidhni atë, sepse çokollatat në raftet e supermarketeve janë të mbushura me sheqer dhe kalori.

ARKATANA

Arrat janë një burim i jashtëzakonshëm i yndyrave të shëndetshme, të cilat mund të jenë të dobishme për mbajtjen e një zemre të shëndetshme. Pavarësisht nga përfitimet, arra kanë 80%yndyrë dhe përmbajnë shumë kalori. Shtimi i disa grushteve në dietën tuaj të përditshme për të zëvendësuar yndyrën e dëmshme është idealja, transmeton living.al.

Djathi: burim i kalciumit dhe proteinave, të cilat mund të nxisin zhvillimin e shëndoshë dhe forcimin e zemrës. Sidoqoftë, të hahet shumë djath në një picë apo djath të shkrirë në ushqime të ndryshme është e dëmshme për shëndetin tuaj dhe në të vërtetë anullon çdo përfitim shëndetësor. Sigurohuni të hani djathë në moderim, dhe zgjidhni varietetet që janë më të ulëta në natriumi dhe yndyra.

Mishi i kuq është një burim i shijshëm i proteinave . Megjithatë, disa studime thonë se të hahet shumë mish i kuq, mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare, kancer dhe rritje të rrezikut të vdekshmërisë. Për rezultatet më të mira, hani mish të kuq në moderim dhe kufizoni ngrënien e tij në një ose dy ditë në javë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.