UBT

5 ushqime që shërojnë dëmet e diellit

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Nëse dëshironi të hani mirë për të ndihmuar lëkurën tuaj të duket më e mirë, filloni duke zgjedhur ushqime të pasura me antioksidues.

Antioksiduesit dhe drita e diellit: Çfarë duhet të dini

Shumica prej nesh lyhemi me kremra mbrojtëse nga dielli dhe mbulohemi me kapelë dhe këmisha të gjata kur mundemi, por nuk ka ndonjë mënyrë për të shmangur të gjithë ekspozimin e dritës së diellit.

Një eksperiment i disa viteve më parë ka arritur në përfundim se konsumimi i antioksiduesve ndihmon mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi që i shkakton dielli. Kjo mund të arrihet duke konsumuar ushqime të caktuara të cilat përmbajnë përbërës antioksidues që mbrojnë dhe ripërtërinë lëkurën. Por e keni ditur se sasia e antioksiduesve në gjakun tuaj ulet kur lëkura ekspozohet në dritën e diellit? Andaj është e rëndësishme të siguroheni se kemi prani të mjaftueshme të antioksiduesve në lëkurë. Ja edhe pesë ushqimet kryesore që ndihmojnë në këtë aspekt.

Vishnjat

Lëngu i vishnjës është burimi më i mirë i antioksiduesit të quajtur melatonin. Ky përbërës mbron lëkurën kundër rrezatimit ultraviolet. Kërkuesit kanë zbuluar se kjo lëndë ushqyese ndihmon riparimin e lëkurës së djegur, pasi stimulon rritjen e qelizave të reja të lëkurës. Vishnjat po ashtu janë të pasura me vitaminë C, që është i nevojshëm për ndërtimin e kolagjenit – skeletin natyral të lëkurës dhe një parandalues i rrudhave.

Kërpudhat

Kërpudhat jo vetëm që i japin shije ushqimit tuaj, por ato kanë edhe lëndë ushqyese të cilat mbrojnë lëkurën, siç është seleni. Kërpudhat e llojit crimini janë një prej ushqimeve me më së shumti selen. Ky është një mineral i rrallë që nevojitet për të krijuar njërin prej antioksiduesve më të fuqishëm të organizmit, glutation peroksidazën, që lufton kompozimet dëmtuese të quajtura radikale të lira, të cilat formohen në lëkurë gjatë ekspozimit në diell. Për më tepër, kërpudhat janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës B, që është e nevojshme për të krijuar qeliza të reja, që e bëjnë lëkurën të duket më rinore.

Uji Dea

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër ndoshta nuk është aq i popullarizuar për piknik sidomos kur përdoret i ngrohtë, por çaji i gjelbër i ftohur mund të jetë një freski i dyfishtë për ditët e verës. Shkencëtarët kanë zbuluar se një antioksidues i çajit të gjelbër, epigalokatekin-3-galate, lufton inflamacionet e lëkurës. Epigalokatekin-3-galeati neutralizon radikalet e lira, duke reduktuar aftësinë e tyre për të shkaktuar dëmtime të cilat çojnë në inflamacion.

Kjo ndihmon parandalimin e rrudhave dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës. Journal of Nutrition në vitin 2011 raportoi se femrat të cilat për 12 javë kanë konsumuar një ushqim me çaj të gjelbër, të pasur edhe me polifenole, kanë pasur përmirësime në elasticitetin, vrazhdësinë, leskëzimin dhe nivelin e lagështisë së lëkurës. Çaji i zi po ashtu ndihmon, pasi ai ka kuercetin – një substancë e njohur për aftësitë e saj antioksiduese
mbrojtëse të lëkurës.

Shega

Përfshirja e disa farave të shegës në sallatat tuaja gjatë verës mund të jetë e mirë për lëkurën tuaj, sipas studimeve të fundit të Universitetit të Wisconsin. Shega ka një përbërje të lartë të antioksiduesve dhe është vërtetuar se i ndihmon lëkurës. Shkencëtarët kanë zbuluar se përbërësit të cilët i ka shega mund të zvogëlojnë aftësitë e rrezatimit ultraviolet B që të shkaktojë dëmtime nxitëse të kancerit në qelizat e lëkurës, përfshirë edhe aftësinë për të reduktuar edhe një version të modifikuar të NF-kappa, që është një biomarker para-kanceroz.

Peshku i dhjamosur

Tashmë është e qartë se acidet yndyrore omega-3 nuk janë antioksidues. Por nëse i shtoni menysë tuaj të verës peshk të dhjamosur si salmon, kjo do të ndihmojë mbrojtjen e lëkurës nga inflamacionet dëmtuese që i shkakton ekspozimi në diell. Këto yndyra të mira po ashtu ndihmojnë lëkurën të ruajë lagështinë dhe shkëlqimin. Për më tepër, të gjithë peshqit janë një burim i shkëlqyeshëm i selenit dhe proteinave, të cilat janë të nevojshme për riparimin e lëkurës./mjeku/