Eko Higjiena

5 ushqime që garantojnë dhëmbë të shëndetshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Çaji jeshil- Duket se çaji jeshil është një ilaç i vërtetë për reduktimin e shumë problemeve shëndetësore. Veçanërisht sa i takon higjienës orale. Kjo pasi në sajë të elementëve që përmban lufton bakteret dhe parandalon infeksionet. Ata persona që pijnë rregullisht çaj jeshil kanë më pak probleme me dhëmbët, kavon orale etj. Gjithashtu pirja e përditshme e çajit jeshil, vonon dëmtimin dhe rënien e dhëmbëve me kalimin e viteve.

Luleshtrydhe, kivi dhe agrume të tjera- Që të gjithë i njohim vetitë e vitaminës C, por një rol themelor ajo luan edhe për dhëmbët, pasi parandalon degredimin e kolagjenit. Në dallim nga sa mund të mendohet, kivi dhe luleshtrydhet janë ato që përmbajnë përqendrimin më të madh të vitaminës C, por mund të konsumohen edhe agrume të tjera që e përmbajnë këtë vitaminë.

Arra, bajamet dhe frutat e thata- Kanë përmbajtje të lartë të proteinave vegjetale dhe garantojnë forcimin e dhëmbëve nëpërmjet elementëve si fosfori, magnezi, potasi, zinku dhe kalciumi.

Fundamenti

Qepët- Janë elementi kyç për t’iu dhënë shije ushqimeve mesdhetare, por shumë pak e i njohin vetitë e tyre në rast se konsumohen të gjalla. Gjithë sekreti është në përmbajtjen e squfurit tek qepa e papjekur, i cili i shton vetit antibakteriale qepës, duke shkatërruar bakteret e pranishme në gojë. Këshillohet konsumi sa më i shpeshtë i qepës së gjallë, në sallatra apo në variante të ndryshme. Në këtë mënyrë parandalohen edhe kariet e dhëmbëve.

Mollët dhe majdanozi- Frutat dhe perimet që përmbajnë acid janë shumë të rëndësishme për shëndetin e dhëmbëve. Mollët dhe majdanozi luajnë rol pastrues për dhëmbët dhe stimulojnë prodhimin e pështymës. Përtypja e këtyre ushqimeveluan rol të rëndësishëm për shëndetin dhe pastrimin e dhëmbëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.