GRANDEMALL

5 shenjat se nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Keni ngrënë një dietë të balancuar, keni fjetur mjaftueshëm, djersitni disa herë në javë dhe vendosni krem kundra diellit kur dilni jashtë. Po bëni zgjedhje të shëndetshme në thuajse çdo aspekt të jetës, por mund të jeni duke neglizhuar një aspekt shumë të rëndësishëm që rrit rrezikun për tension të lartë të gjakut dhe diabet.

Sipas një studimi nga Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit, 1 miliard njerëz në të gjithë botën kanë mungesë të vitaminës D.

Sa vitaminë D duhet të marrim në ditë?
– Bebet deri 1 vjeç: 400IU (ose 10mikrogramë)/ditë
– Nga 1 deri ne 70 vjeç: 600IU ose 15mikorgramë/ditë

Nivelet e vitaminës D në organizëm
Mungesë: <12ng/ml (mund të çojë në rakitizëm tek fëmijët e vegjël dhe në zbutje të kockave tek të rriturit) Pamjaftueshmëri: >12 – 19ng/ml (e pamjaftueshme për mirëmbajtjen e kockave dhe shëndetin në përgjithësi)
E mjaftueshme: >20 – 49ng/ml (e mjaftueshme për mirëmbajtjen e kockave dhe shëndetin në përgjithësi)
Ndoshta e dëmshme: >70ng/ml

Këto janë 5 shenjat që paralajmërojnë për mungesë të vitaminës D:

Djersitje e tepërt

Është e vështirë të zbulosh nëse një i sapolindur ka mungesë të vitaminës D, megjithatë djersitja e shumtë në ballë është një nga simptomat e para më të dukshme. E njëjta gjë vlen edhe për të rriturit, prandaj nëse po “kulloni në djersë”, ndërkohë që nuk po bëni as stërvitje apo temperatura e ambientit është normale, duhet të merrni në konsideratë kryerjen e testit të vitaminës D.

Dobësi dhe plogështi të pashpjegueshme

Mobi Casa

Për forcimin e muskujve nuk është i rëndësishëm vetëm hekuri. Edhe mungesa e vitaminës D mund t’ju shkaktojë dobësi dhe plogështi, edhe nëse keni fjetur mjaftueshëm.

Hulumtuesit shkencorë të Universitetit të Harvardit i kanë lidhur suplementet e vitaminës D me kocka më të forta, dhe rrezik më të ulët që njerëzit mbi 60 vjeç të pësojnë fraktura.

Fraktura të kockave

Pas moshës 30 vjeç ndalon procesi i formimit të masës kockore dhe mungesa e vitaminës D mund të përshpejtojë ose përkeqësojë simptomat e osteoporozës. Është gati e pamundur që një njeri të sigurojë dozën e duhur të vitaminës D vetëm nëpërmjet dietës. Në këtë rast janë 3 burime të rëndësishme të vitaminës D: ekspozimi në diell, suplementet dhe ushqimet e pasura me vitaminë D. (Lexoni- Burimet më të mira të vitaminës D).

Dhimbje kronike

Nuk ndodh shpesh, megjithatë disa njerëz mund të përjetojnë dhimbje të kockave,e njohur si osteomalacia, për shkak të mungesës së vitaminës D. Personat e diagnostikuar me artrit ose fibromialgjia mund t’i druhen pamjaftueshmërisë së vitaminës D, duke qenë se mungesa e saj mund të shkaktojë dhimbje të kyçeve dhe muskujve.

Gjendje depresioni

Diagnoza e depresionit lidhet edhe me mungesën e vitaminës D. Sipas ekspertëve, ky mineral luan një rol të rëndësishëm në të njëjtat pjesë të trurit, dhe ndikojnë të njëjtat hormone, si serotonina, duke ndikuar kështu tek gjendja e humorit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.