Mobi Casa

5 shenjat që tregojnë se po kaloni shumë kohë para ekraneve të pajisjeve elektronike

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Meqenëse pajisjet elektronike janë bërë shtyllat kryesore në jetën tonë të përditshme, veçanërisht në punë, lodhja e syve është diçka me të cilën po përballen gjithnjë e më shumë njerëz. Sipas ekspertëve të shëndetit, të qëndrosh për më shumë se një orë para ekranit, konsiderohet si një kohë shumë e gjatë. Nëse e teproni, trupi juaj do t’ju japë disa sinjale që tregojnë që duhet të ndaloni dhe të bëni një pushim.

Simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person, por zakonisht shfaqen si:

Djegie e syve

Arsyeja se përse sytë fillojë të djegin pas një kohe të gjatë në ekran, është se ju nuk i mbyllni sytë aq shpesh sa duhet. Prandaj këshillohet që të merrni pushime të shkurtra gjatë punës në ekran dhe të mabni sytë mbyllur për disa sekonda.

Lotim i syve

Kur shikoni ekranet e pajisjeve tuaja për periudha të gjata kohore, sytë lodhen dhe si rezultat të fillojnë të lotojnë. Ngjashëm me ndjesinë e djegies, lotimi i syve mund të ndodhë edhe kur nuk i mbyllni sytë mjaftueshëm.

Dhimbje koke dhe trupi

Shumë njerëz raportojnë një dhimbje të lehtë mbi vetullat e tyre ose dhimbje koke. Nëse punoni para një kompjuteri, mund të ndjeni siklet në qafë dhe në shpinë, e kjo nga qëndrimi juaj i gabuar.

UBT

Probleme me fokusimin

Në secilin prej syve, ne kemi gjashtë muskuj që punojnë së bashku për të kontrolluar lëvizjet e syve, që përfshin shikimin për afër dhe larg.

Kur përqendroheni në një distancë të afërt dhe fikse për një kohë të gjatë, muskujt e syve tuaj do të fillojnë të punojnë më shumë.

Më pas kur shkëputeni nga ekrani, ju mund të ndiheni sikur ju duhet më shumë kohë për t’u fokusuar.

Objektet e largëta mund të duken të paqarta për një kohë të shkurtër.

Privim i gjumit

Sipas ekspertëve, drita blu e emetuar nga telefoni dhe laptopi juaj mund ta bëjë më të vështirë të bini në gjumë. Për këtë arsye këshillohet që të paktën një orë para gjumit të shkëputeni prej tyre.