Eko Higjiena

5-sëshi

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Nga Arben Kurteshi – Nëse dëshiron të merr aromë trëndafili qëndro në mesin e tyre.
Pra, ne të gjithë kemi mesataren e diturisë të atyre pesë njerëzve, që e kalojmë më së shumti kohën me ta! A mund të zhvillohet shteti më shpejt? Për ata që duan përgjigje të shkurt PO!

Por, cila parti mund ta zhvillojë shpejt shtetin; kur të gjitha partitë në dy dekadat e fundit kanë qëndruar bashkë në të njëjtin kuvend dhe kanë shkëmbyer anëtarë!
Pra, secila është mesatarja e pesë atyre partive tjera, që qëndruan dhe kaluan bashkë kohën në dy dekadat e fundit!

Ndër vite, tashmë dekada është vërtetuar se ideali i zemrës dhe vizioni i mendjes së këtyre partive është pushteti; cilado ta udhëheq vendin, prapë rezultati është mesatarisht i njëjtë, zhvillim mediokër!

Zhvillimin më të shpejt mund ta sjellin vetëm ata që ideal dhe vizion primar e kanë zhvillim e vendit dhe jo pushtetin; dhe që nuk kanë qëndruar në mesin e atyre që kanë udhëhequr shtetin deri sot nga pikëpamja sekondare!

Kush do të arrinë shumë, duhet shumë të sakrifikojë.
Gjermanët dy herë kanë dëshmuar se zhvillimi i shtetit mund të bëhet brenda dy dekadave.
Njëherë Gjermaninë Perëndimore.


Pas luftës së dytë botërore Gjermania Perëndimore ishte bërë rrafsh me tokë edhe prapë gjermanët vetëm 2 dekada më vonë në vitin 1965 filluan të kërkojnë fuqi punëtore jashtë vendit të tyre. Edhe në Kosovë kanë kërkuar punëtor në atë kohë. Kjo dëshmon më së miri, sesa shpejtë është zhvilluar Gjermania. Këtë e dinë shumë mirë baballarët tanë që ende janë gjallë, që punuan atje.

Dhe prapë me Gjermanin Lindore dëshmuan, prej vitit 1989 e deri me 2009 e zhvilluan shtetin e tyre për vetëm 20-të vite.

Japonia edhe pse ishte aq shumë e shkatërruar prej luftës së dytë botërore dhe nuk kishte ndihma nga amerikanët, sikur se gjermanët, arriti ta zhvillojë shtetin „ekonominë dhe industrinë“ e vet edhe më shpejt se Gjermania, që i habiti fuqitë botërore në atë kohë. Pra ekonomia dhe industria e Japonisë u zhvillua edhe më shpejt se 20-të vite.

UBT

Irlanda, brenda një gjenerate prej shtetit më të varfër në Evropën perëndimore në shtetin gati më të pasur.

Prej 40-të miliardëve dollarë në fillim të viteve të 90-ta në mbi 133 miliardë dollarë në vitin 2008 ka arritur rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) e shtetit. Vetëm për 18-të vite rritje mbi 90 miliardë dollarë.

Kjo arritje është bërë vetëm me rritjen e cilësisë të arsimit dhe thithjen e investimeve të huaja.

Korea e Jugut në vitet e 60-ta e deri në vitet e 70-ta kishte një standard më të ulët se ish- Jugosllavia në tërësi. Korea e jugut arriti vetëm për 20-30 vite të bëhet një ndër shtetet më të rëndësishme në bote dhe ka disa vite që është në rrjetin global të 20 vendeve më të zhvilluara në botë.

Si arriti shteti afrikanë Botsëana të zhvillojë ekonominë gati të barabartë me Hungarinë.
Kur mendimet kalojnë në shprehi dhe veprimet janë në harmoni me cakun, është e pa mundur, të mos arrihet qëllimi!

Kush do të arrinë pak, duhet pak të sakrifikojë.

Kush do të arrinë shumë, duhet shumë të sakrifikojë.