UBT

5 rregullat e arta të ushqyerjes

/ 4 minuta lexim

Cilat janë 5 rregullat e arta për një ushqyerje të shëndetshme dhe perfekte? Ne po jua zbulojmë nëpërmjet këtij artikulli tepër interesant dhe të dobishëm…
Dieta

Të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme ndonjëherë kërkon ndonjë sakrificë, por edhe një bazë të mirë informacioni. Po, sepse kur flitet për dieta dhe një ushqyerje korrekte të zakonshme, kemi nevojë për informacionet e duhura që na ndihmojnë të hamë më mirë dhe së dyti të mbrojmë shëndetin tonë. Këtë duhet ta bëjmë pavarësisht planeve të momentit për t’u dobësuar apo shëndoshur.

Duhet të jemi të informuar për ushqimet që na bëjnë mirë dhe për ato që janë të dëmshme. Pasi ta kemi bërë këtë, nuk është fare e vështirë, mjafton vetëm të konsumojmë ato më të shëndetshmet e të heqim dorë një herë e përgjithmonë nga patatet e skuqura apo ëmbëlsirat me shumicë. Ju sugjerojmë në vazhdim 5 rregulla të arta të ushqyerjes, të dobishme për të menaxhuar në mënyrën më të mirë regjimin tonë të të ushqyerit.

1. Mos e lini asnjëherë pa e ngrënë mëngjesin

Pas kalimit të një nate dhe çlodhjes së metabolizmit, gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes është që të vini stomakun në punë duke ngrënë një mëngjes të pasur, i cili do t’ju japë energjinë e duhur për ta përballuar sa më mirë ditën. Një mëngjes perfekt mund të jetë një qull, ndoshta i përgatitur me fruta të freskëta ose të thata. Drithërat, në fakt, pavarësisht se janë ushqimi i preferuar i të dashuruarve me mëngjesin, duhet të shmangen për sheqerin e shumtë që përmbajnë.

2. Mbajeni organizmin të hidratuar

Simptomat për të kuptuar se kur organizmi është i dehidratuar janë: lodhje e pazakontë, marramendje, oreks konstant, lëkurë e thatë, urinë më e errët se zakonisht dhe një letargji e përgjithshme. Nga ana tjetër jeni shumë me fat nëse konstatoni që një pjesë e madhe e organizmit tuaj është e hidratuar, apo ka përbërje uji. Është me të vërtete esenciale që organizmi juaj të hidratohet vazhdimisht me ujë apo lëngje të tjera natyralë si për shembull suko frutash pa sheqerna.

3. Një test për 20 ditë

Eco Higjiena

Provoni të bëni një test: hani 20 ushqime të shëndetshme, por të ndryshme, çdo ditë për gjatë 20 ditëve. Në këtë mënyrë, përveçse do të kënaqni oreksin tuaj, do t’i siguroni organizmit një gamë të gjerë substancash ushqyese si vitamina minerale etj.

4. Limitoni kripën

Një këshillë e dobishme jo vetëm për shëndetin, por edhe për një formë të shkëlqyer fizike, është ajo që duhet të limitoni (ose më mirë akoma të eliminoni) përdorimin e kripës në kuzhinë. Një konsumim i lart i kripës, përveçse favorizon mbajtjen e ujit, shkakton uljen e temperaturës trupore, një rritje të presionit të gjakut dhe, rrjedhimisht, një mosfunksionim të sistemit kardiovaskular.

5. Evitoni të darkoni shumë vonë

“Mëngjes si mbret, drekë si princ dhe darkë si i varfër”. Jo gjithmonë thëniet e njohura janë të gabuara. Në këtë rast, në fakt, është një këshillë mjaft e mirë që të evitoni së ngrëni një vakt të bollshëm përpara se të shkoni të flini gjumë, sepse organizmi arrin ta marrë më shpejt energjinë e ushqimit gjatë pjesës së parë të ditës, kur natyrisht punon më shumë.

Frutat dhe perimet më ushqyese

Është e nevojshme të hani një shumëllojshmëri frutash dhe zarzavatesh çdo ditë për të përfituar maksimumin e lëndëve ushqyese, kështu që mos ngurroni të ushqeheni ndryshe dhe në mënyrë të pasur. Brokolit janë një burim fantastik i pashtershëm me vitaminë C, betakaroten, acidi folik, hekuri dhe potasi. Përmbajnë gjithashtu përbërës të quajtur indolë, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Të freskëta apo të kaluara në mikrovalë, sepse po të ziejnë, ato i humbin vlerat që ofron vitamina C.

Shpargu është një ushqim çudibërës me veti të spikatura mjekësore. Shpargu është i pasur në acid folik dhe vitamina C, E dhe betakaroten. Lakra e bardhë është një tjetër ushqim i pasur në vitamina C, K, E dhe potas. Përmban gjithashtu betakaroten, fibra, tiaminë dhe të tjera substanca për parandalimin e kancerit.