KKVITI

5 pikë në 3 ndeshje me Kosovën – Challandes në “qiellin e shtatë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bernard Challandes po e shijon në maksimum fillimin e furishëm të Kosovës në kualifikime e Euro 2020. 5 pikë në 3 ndeshje janë statistika mjaft të kënaqshme për përzgjedhësin e Kosovës. Trajneri zviceran në një bisedë me “Gazetën Express” flet për kampanjën kualifikuese të Evropianit

Përfaqësuesja e Kosovës i ka nisur në mënyrë bravuroze kualifikimet për Euro 2020, shkruan Gazeta Express.

5 pikë në 3 ndeshje, janë statistika impresionuese, të cilat e kanë çuar në “qiellin e shtatë” trajnerin Bernard Challandes.

Zvicerani, ne një bisedë me “Gazetën Express” ka folur për fillimin e kampanjës kualifikuese të “Dardanëve”, të cilët po marrin pjesë për herë të parë në eliminatore të një Evropiani.

Mobi Casa

“Jam mjaft, mjaft i lumtur. I kemi zhvilluar tri ndeshje, dy në udhëtim dhe një në shtëpi. Dhe, 5 pikë janë rezultat mjaft i mirë. Mirëpo, gjithmonë e kam thënë: nuk është vetëm tek rezultati, por se si kemi luajtur. Ne kemi bërë lojë të mirë kundër Bullgarisë në shtëpi, edhe pse kemi barazuar 1:1. Katër pikë ndaj Bullgarisë ishte diçka shumë e mirë dhe barazimi në Mal të Zi ishte OK, edhe pse kishim mundësi të fitonim, por ishte rezultat i mirë”, theksoi Challandes.

Kosova zë vendin e tretë në grup me 5 pikë, një më pak se Anglia dhe Republika Çeke, të cilat e ndajnë pozitën e parë dhe të dytë me pikë të njëjta.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje në shtator, më 7 e presin Çekinë në shtëpi dhe më 10 shtator e vizitojnë Anglinë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.