UBT

5 milionë euro buxhet për fushatë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Partitë politike për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do t’i kenë në dispozicion hiç më pak se 5 milionë euro, mjete këto që parashihen me Ligjin për financimin e subjekteve politike. Përpos kësaj, ato marrin edhe fonde të konsiderueshme nga bizneset, të cilat më pas i shpërblejnë me tenderë.

Sipas këtij Ligji, nga buxheti i përgjithshëm i Kosovës që arrin shumën prej mbi 1.5 euro, subjektet e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës do t’i përfitojnë 0.34 për qind, apo rreth 4 milionë e 600 mijë euro, ndërkaq 10 për qind e kësaj shume (466 mijë euro), janë të destinuara për partitë tjera politike jashtë parlamentit, iniciativat qytetare, kandidatët e pavarur që janë të regjistruar dhe certifikuar në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Mobi Casa

Por, forcat politike në vend nuk “vjelin” shuma të majme parash vetëm nga buxheti i shtetit, por financimi i fushatave të tyre elektorale bëhet edhe nga donatorët e ndryshëm, të cilët edhe nuk janë të paktë.

Ende vazhdon “enigma” rreth mënyrave të financimit të subjekteve politike dhe sa para shpenzojnë ato gjatë fushatave elektorale, edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar limitin e shumave që subjektet politike kanë të drejtë t’i shpenzojnë gjatë fushatës…(Zëri)