Uji Dea

‘5 marsin po e pres që 5 vjet’

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pritja e tij 5-vjeçare erdhi fund dhe tani kërkon t’ia bëjë ‘sefte’ me një fitore. Kontakton vazhdimisht me Bunjakin dhe beson që përfaqësuesja e tij do të jetë e fortë. Ky është kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj. Në një prononcim për gazetën Arena, ai deklaroi që është duke e pritur që 5 vjet ‘5 marsin’, ditën historike kur Kosova do të luaj miqësoren e parë ndërkombëtare ndaj Haitit.

“Jam shumë i gëzuar që më në fund do të luajmë ndeshje ndërkombëtare. Këtë ditë e kam pritur që 5 vjet dhe më në fund erdhi”, u shpreh fillimisht Rashkaj. Sa i përket 90-minutëshit ndaj Haitit, Rashkaj thotë që Kosovën e pret një takim i vështirë, pasi që shumica e lojtarëve do të luajnë për herë të parë me njëri-tjetrin. Ani pse është ndeshja e parë, ai kërkon fitore.

Uji Dea

“Shpresojmë që të paraqitemi sa më mirë, por duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk do ta kemi aspak të lehtë. E them këtë sepse shumica e futbollistëve tanë nuk kanë luajtur asnjëherë me njëri-tjetrin dhe kjo do të jetë hera e parë për ne. Përkundër të gjithave, unë shpresoj që ta fitojmë ndeshjen e parë”, vazhdoi Rashkaj, i cili e ka nisur karrierën te Liria e Prizrenit, i cili është qyteti i tij i vendlindjes.(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.