UBT

5 fruta për humbje të shëndetshme në peshë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kur bëhet fjalë te humbja në peshë, mund të përdoren edhe fruta të caktuar, e kur hahen si duhet, mund të bini në peshë dhe ta përmirësoni shëndetin në përgjithësi.

HUMBNI NË PESHË ME LIMON

Shpesh kemi folur se sa shumë dobi kanë limonët. Mënyra se si kjo agrume ndihmon te humbja në peshë, vërtet është e veçantë: Lëngu i limonit është i pasur me vitamina C. Ky nutrient i rëndësishëm, është i mirë për shëndetin e mëlçisë. Mëlçia e shëndetshme do të thotë se metabolizmi funksionin si i përsosur. Për më shumë trupi e tret ushqimin dhe absorbon më mirë nutrientet. Limonët e detoksojnë trupin dhe hedhin helmet përmes urinës. Si ta përdorni limonin për humben në peshë: Filloni ditën me një gotë ujë të ngrohtë me lëngun e një limoni. Hidhni pak lëng limoni në sallatë.

DREDHËZAT, TË SHKËLQYESHME PËR FIGURËN TUAJ

Kur mendoni për dredhëzat, me gjasë ju shkon mendja te ndonjë ëmbëlsirë, e mbushur me kalori. Ju shpjegojmë si dredhëza ndihmon në humbjen në peshë: Dredhëzat përmbajnë shumë pak sheqer, por janë të mbushura me vitamina. Mos të harrojmë se dredhëzat përmbajnë antioksidues të fortë. Ndalojnë mbajtjen e lëngjeve në trup. Janë plot me fibra që e luftojnë kapsllëkun. Si ndihmojnë dredhëzat te humbja në peshë: Ujin e dredhëzave: kombinoni një litër ujë me lëngun e dhjetë dredhëzave dhe me pak lëng limoni. Sallata me dredhëza, spinaq dhe arra, e hatashme për humbjen në peshë.

MOLLËT E GJELBRA, TË HATASHME PËR TRETJEN

FIDANISHTJA

Të gjitha llojet e mollëve janë të shëndetshme, por mollët e gjelbra janë të pasura me acid fenolik dhe flavonoide. Janë të shëndetshme për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Ja disa nga vetitë shëruese të tyre: Janë të pasura me antioksidues. Mollët e gjelbra kontrollojnë kolesterolin e keq. Ndihmojnë metabolizmin Si t’i konsumoni mollët për të humbur në peshë: Hani të freskëta herët në mëngjes, bashkë me lëvore. Provoni ta hani një mollë të gjelbër përzier në bollgur.

BORONICAT, FRYTI EFEKTIV PËR HUMBJE NË PESHË

Boronicat janë një burim i pafundmë me nutriente dhe me shumë kalori. Duke konsumuar vetëm 10-20 boronica në ditë, mjaft të furnizoheni me vitamina C, kalium dhe antioksidues. Boronicat përmbajnë fibra, që e përmirësojnë tretjen. Si t’i konsumoni boronicat për humbje në peshë: Në mëngjes, provoni t’i kombinoni me të gjitha llojet tjera të frutave. Përdorni në lëngje natyrale.

SHEGA, BURIM I SHËNDETIT

Shegat përmbajnë antioksidues të fuqishëm. Kanë veti të hatashme shëruese për trupin: përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë arteriet të mos grumbullojnë yndyrë. Konsumimi i tyre parandalon grumbullimin e yndyrës në hapësirën abdominale. Shegat përmbajnë shumë fibra dhe ndihmojnë në eliminimin e kolesterolit të keq. Konsumoni të freskëta dhe të papërpunuara, po ashtu mund ta konsumoni edhe lëngun e tyre për të humbur në peshë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.