5 arsye pse duhet të zgjoheni herët
Të zgjuarit herët është një prej faktorëve kryesorë të mirëqenies trupore e jo vetëm.
Sipas studimeve, të flini mirë gjatë natës e të zgjoheni herët në mëngjes, është absolutisht çelësi për një shëndet të mirë.
Mungesa e gjumit mund të dobësojë sistemin imunitar dhe të kontribuojnë në shtimin e peshës. Por ashtu sikurse ju duhet të flini mirë, është e rëndësishme të zgjoheni herët.
Më poshtë po ju njohim me 5 përfitimet shëndetësore e të zgjuarit herët.
- Vigjilencë më të mirë
A doni që të jenë më vigjilent? Provoni të zgjoheni më herët. Shkencëtarët nga Universiteti i Albertës kanë zbuluar se njerëzit që zgjohen herët janë më vigjilentë gjatë ditës dhe më pak nervozë, sesa ato që zgjohen pas orën 9.
- Performancë më të mirë në punëMund të duket sikur edhe ata që zgjohen vonë kanë performancë po aq të mirë në punë, por jo. Hulumtuesit në Universitetin e Edukimit në Heidelberg, Gjermani zbuluan se ata që u zgjuan më herët janë më të prirur që të gjejnë zgjidhjen e problemeve menjëherë.
Njerëzit që zgjohen herët në mëngjes ishin më të përgatitur për të parashikuar problemet e mundshme në punë dhe të iu jepnin zgjidhje. - Më pak të stresuarTë zgjoheni herët mund të iu jap ato orë shtesë për të përmbushur ato që ju keni nevojë ose keni planifikuar gjatë gjithë ditës. Një studim nga Universiteti i Londrës, ka treguar se ata që u zgjuan nga ora e 7 e mëngjesit ishin më pak të rrezikuar nga stresi, depresioni dhe shtimi në peshë.
- Mund të humbni peshëAto që zgjohen herët kanë një shans më të madh për të humbur peshë. Studimet tregojnë se duke punuar që në fillim të ditës, përshpejtohet ritmi i metabolizmit.
- Më shumë të besueshëmTë zgjoheni herët mund të ju bëjë më të besueshëm. Sipas një studimi nga Akademia Amerikane e Mjekësisë, ato që zgjohen më vonë janë më pak të besueshëm, më pak të qëndrueshëm emocionalisht, dhe më të ndjeshëm ndaj varësisë.