ARKATANA

“49 sekonda gjuri mbi të ndjerin – është pa armë – 400 kg mbi trupin e tij”, Burim Ramadani me detaje tronditëse

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Televizioni T7 ka publikuar videon ekskluzive dhe tronditëse që tregon momentet e fundit të jetës së Agon Zejnullahut, i cili vdiq në Lipjan. Pamjet, të cilat kanë nxitur reagime të forta në publik, tregojnë mënyrën brutale se si atij ia vendosën edhe gjunjët në qafë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit.

Në emisionin Pressing, Burim Ramadani thotë se në bazë të videos së publikuar, policët kanë vepruar tërësisht në të kundërtën e asaj që janë mësuar të veprojnë në këto raste.

“Është tronditëse pamja dhe niveli krejtësisht joprofesional policor këtu, po ashtu troditëse që po bëhet fjalë ku policët veprojnë tërësisht në të kundërtën e asaj që e kanë mësu për të vepru, është në kundërshtim me procedurat standarde operative, është në kundërshtim me detyrën themlore, pra polici e ka për detyrë me vendos tjetrin nën kontroll, ku po ashtu e ka për detyrë që po aq sa kujdeset për veten të kujdeset edhe për tjetrin”.

Po ashtu, Ramadani tha se 27-vjeçari nuk ka paraqitur asnjë rrezik për zyrtarët policorë, pasi nuk ka pasur armë me vete.

“I ndjeri nuk paraqet asnjë lloj rreziku mbi zyrtarët policor, nuk ka pasë armë, është përdor spreji, dhe kjo pamja është pasi është përdor spreji i cili është jashtëzakonisht i rëndë, pra në momentin kur e vendos sprejin është sigurt me i vendos gacat në fyt, ia ndikon direkt organet e frymëmarrjes”.

UBT

Ramadani ka dhënë detaje tronditëse, në bazë të matjeve të tij, kur ka parë videon e publikuar.

Ai thotë se përafërsisht mbi 400 kg, kanë qenë mbi trupin e 27-vjeçarit, e që sipas tij, ka qenë e pamundur ikja e të ndjerit nga policët.

Ai mendon që Agon Zejnullahu ka vdekur nga asfiksia.

“I ndjeri ka dashtë me ik prej policisë, nëse i ndjeri në qet gjendje kish mujt me ikë prej 5 policëve, ish dasht me i dhon medalje olimpike, mos boni hajgare, nuk është në gjendje me ik kur gjatë gjithë kohës rrëzohet gjatë ecjes së tij. Janë 5 policë mbi trupin e tij që në një mesatare i bjen deri në 400kg, pas përdorimit të sprejit, veq fakti që janë mbi 400 kg mbi trupin e tij, janë diku 49 sekonda final ku gjuri i policit është mbi qafën e tij, me matjet e mia. Unë mendoj që është asfiksua”, përfundoi Ramadani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.