486 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se numri i rasteve aktive me coronavirus është 486.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.424, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.533 doza të vaksinës.

Deri më sot 903.426 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, kurse me dozën e dyte 823.716.

Deri më sot janë dhënë 103.203 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS