46 mijë maturantë sfidohen në Maturë
Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim (DVSM) në kuadër të Ministrisë së Arsimit, i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e testit të maturës shtetërore për 46 mijë maturantë sa pritet t’i nënshtrohen sivjet këtij provimi.
Drejtori i DVSM-së, Mustafë Kadriu, ka thënë se sivjet është një numër më i madh të nxënësve që pritet t’i nënshtrohen këtij provimi derisa ka shtuar se numri i saktë i atyre që do të testohen mund të dihet vetëm pasi të grumbullohen testet.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, gjegjësisht Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim është në përfundim të të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me përgatitjet e administrimit të testit të Maturës Shtetërore me datë 14 qershor 2014. Pra, jep me kuptu që më 2014 e kemi një numër të madh të maturantëve. Në bazë të shënimeve që i kemi marrë nga drejtoritë komunale janë 46 mijë maturantë, sa marrin pjesë vetëm kur të dorëzohen testet e dimë saktë se sa nxënës do të arrin pjesë. Ne i kemi bërë përgatitjet për 50 mijë maturantë sepse në k uadër të institucioneve mund të ndodh disa maturantë të gjeneracioneve të mëhershme nuk e kanë paraqit provimin me kohë dhe mund t’i nënshtrohen privimit më 2014”, ka thënë ai.
Kadriu ka deklaruar se testi fillon në ora 10:00 ndërsa nxënësit, administruesi dhe kryetari i komisionit, duhet të jenë në qendër më së voni një orë para fillimit të testit.
Sipas Kadriut, edhe këtë vit testi i ka 200 pyetje, derisa me 50 për qind të tyre të sakta nxënësit e kalojnë provimin.
“Ne si zakonisht është një traditë 3 vjeçare të themi se testit i nënshtrohendy ditë, dita e parë që do të jetë më 14 dhe dita e dytë më 28. Dita e parë është të themi lëndët e përgjithshme, gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë që i përmbajnë 120 pyetje, 50 nga gjuha shqipe, 40 nga gjuha angleze dhe 30 nga matematika që gjithsej janë 120 pyetje që jep me kuptuar se nxënësit e mirë që në ditën e parë e përmbushin kriterin me kalu dhe në ditën e dytë janë 80 pyetje të pjesës së dytë që i quajmë më afër profesionit ku aty ndahen varësisht prej drejtimeve. Në ditën e parë ët gjithë maturantët do t’i nënshtrohen të njëjtit teste, me të njëjtat kushte, të njëjtat kritere sepse është një kulturë e përgjithshme të njohurive që konsiderojmë që një nxënës me mbarimin e klasës së 12 ka arrit ose i përmbush kriteret”, ka deklaruar ai.
MASHT i ka përgatitur 12 lloje të testeve për secilin profil të shkollimit derisa testet do të jenë në gjuhën shqipe, turke, boshnjake, serbe dhe angleze.
Testi zgjatë 180 minuta pa pauzë, kurse nxënësit me vete përveç një dokumenti të identifikimit duhet të kenë një laps apo edhe një shihe me ujë.
Nga 200 pyetje sa i ka i gjithë provimi i maturës, secila e përfshin një pikë, kurse me 100 prej tyre të sakta nxenësi e kalon provimin.
Në gjithë Kosovën do të jenë 390 qendra të testimit, 626 kryesues të komisionit dhe 3000 administrues. Për çdo 12 deri në 16 nxënës do të jetë një administrues.
Rezultatet e provimit të maturës pritet të shpallen më 7 korrik 2014.

