UBT

43 zyrtarë dyshohen për deklarim të rrejshëm të pasurisë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i Antikorrupsionit, raporti në Komision. Shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë e vërtetuan edhe anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Antikorrupsion

Ata në mbledhjen e tyre të mbajtur të martën thanë se ky nuk është vetëm perceptim, por fatkeqësisht një realitet. Anëtarja e këtij Komisioni Selvie Halimi, tha se jemi dëshmitar të faktit se të gjithë mekanizmat vendorë dhe ndërkombë- tarë në Kosovë dhe gjithë shoqëria kosovare është e shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Kosovë, teksa, sipas saj, nganjëherë krijohet përshtypja se si mund të funksionohet me këtë shqetësim për nivelin e korrupsionit, por nganjëherë krijohet përshtypja tjetër, siç tha ajo, se kjo është më tepër një perceptim që është krijuar për institucionet e korruptuara derisa ende nuk po mund të ndiqen aktorët kryesorë që po merren me këtë dukuri, të cilët kanë zënë vend në institucionet e vendit në gjitha nivelet dhe në tërë territorin e saj.

ARKATANA

Të njëjtën ditë para këtij komisioni, raportoi edhe vetë i pari i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni, i cili bëri përshkrimin e punës së kësaj Agjencie për vitin 2015. Ai me këtë rast bëri të ditur se përgjatë këtij viti, kjo Agjenci i ka ushtruar 126 kallëzime penale kundër 189 zyrtarëve. Preteni kritikon prokurorët Preteni nënvizoi se pasi prejardhja e pasurisë nuk është e rregulluar me ligj, agjencia në këtë rast bën hetime administrative, duke i kontrolluar dhe duke i analizuar kësisoj të dhënat që i kanë siguruar te mekanizmat e tjerë. “Marrim të dhë- nat nga Agjencia e regjistrimit të biznesit, nga ATK-ja, nga Doganat, nga Ministria e Financave, pastaj Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe të dhënat që i sigurojmë për ata zyrtarë që me short është vendosur që të kontrollohet pasuria në aspektin e plotë, nëse ka disproporcion mes të deklaruarave dhe asaj që kemi gjetur diku, ky trajtohet si rast i dyshimtë”, tha ai.

Preteni po ashtu tha se vitin e kaluar kanë qenë 57 zyrtarë, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre, derisa, sipas tij, ndaj atyre janë ushtruar kallëzime për mosdeklarim, teksa, siç tha, në 43 raste ka dyshime se është deklarim i rrejshëm. Gjithashtu, Preteni theksoi se vitin e kaluar i kanë pranuar 298 informata dhe 56 që kanë qenë të mëhershme ku gjithsej kësisoj i kanë trajtuar 354 raste. E, si specifikë që ka qenë vitin e kaluar, Preteni përmendi faktin se shumë më pak zyrtarë kanë shkuar në këtë Agjenci për t’i informuar, mbase kjo, siç tha, se kur nuk po janë institucionet stabile, po reflekton që edhe zyrtarët të hezitojnë për të shkuar aty. Ai, po ashtu, tha se vazhdimisht në raportet e tyre e kanë potencuar atë se njohuritë e prokurorëve për Ligjin e prokurimit janë bazike, pasi nuk njihet ky ligj dhe kryesisht për këtë e autorizojnë policinë./kosova sot/