GRANDEMALL

42 muaj burg për grupin që kontrabandoj migrantët

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Gjykata e Qarkut në Gjilan ka dënuar dhe shpallur fajtor Blerim Rexhepin me 15 muaj burgim, Defrim Zylfiun me 15 muaj burgim dhe Sonja Ristiq (police) me 12 muaj burgim.

Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan është shpallur aktgjykimi nga ana e gjykatësit Hasan Sadiku për grupin e akuzuar për kontrabandim me migrantët. Hasan Sadiku duke shpallur aktgjykimin dhe duke arsyetuat vendimin tha se Blerim Rexhepi, Defrim Zylfiu dhe Sonja Ristiq (police), të akuzuar për veprën penale kontrabandimi me migrantët janë fajtor sepse që nga data 10 maj 2012 në mënyrë të organizuar, duke i ndarë rolet dhe detyrat secili veç e veç janë marrë me kontrabandimin e migrantëve, të dëmtuarve Ali Velijudin, Fatih Fudejl dhe Xhemal Hamdi, shtetas Sirian dhe Mumin dhe Adil N. shtetas algjerian.

Të pandehurit i kanë vendosur në motel restorantin “Astor”, organizojnë trafikimin e të dëmtuarve që përmes shtetit të Serbisë, t`i dërgojnë në shtetet e Evropës perëndimore, ashtu që për kundërshpërblim t`i japin nga 800 euro, për person duke ju premtuar se do të angazhojnë edhe policen Sonja Ristiq, për t`i përcjellur deri në kufirin me Hungarinë.

I pandehuri Blerim Rexhepi pastaj i ka dërguar në Bujanoc, tek stacioni i autobusëve, ku i ka pritur e pandehura Sonja Ristiq, e cila u ka lënë dy bileta të dëmtuarve Mumin dhe Adil, e të cilët më pastaj arrestohen nga policia serbe.

Mobi Casa

Gjykata duke marrë parasysh veprat ka dënuar dhe shpallur fajtor Blerim Rexhepin me 15 muaj burgim, Defrim Zylfiun me 15 muaj burgim dhe Sonja Ristiq (police) me 12 muaj burgim.

Janë interesante dëshmitë që kanë dhënë palët e dëmtuara, dhunën që kanë përjetuar nga policia serbe dhe të gjitha malverzimet e kryera nga ana e të pandehurve.

Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Gjilan Zyhdi Haziri tha për rajonipress se tre të dënuarve tashmë u është ndërprerë paraburgimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.