Fundamenti

42 kandidatë për gjashtë asistentë në shkollat e Luginës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në Nish po mbahet testimi i kandidatëve për asistent të profesorëve të cilët i mësojnë nxënësve gjuhën serbe në shkollat fillore të Bujanocit dhe Preshevës. Gjashtë më të mirët, para fillimit të mësimit do t’i nënshtrohen trajnimit tetë ditor.

Sipas projektit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ministrisë së Arsimit dhe Progresit Evropian, për gjashtë pozitat e kandidatëve të cilët do të punojnë gjatë vitit të ri shkollor, janë paraqitur 42 kandidatë të cilët kanë përfunduar studimet e gjuhës dhe letërsisë serbe nga qytete të Serbisë, raporton Titulli.com.

Uji Dea

Para fillimit të procesit mësimor, gjashtë më të mirët do të ndjekin trajnimet tetë ditore për të punuar në shkollat fillore në Preshevë dhe Bujanoc, për një periudhë në kohëzgjatje prej 10 muajve.

Konkursi për asistentë në lëndën e gjuhës serbe si gjuhë jo amtare në shkollat e Luginës, ishte hapur më 6 gusht të këtij viti. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.