UBT

410 familje skamnore nga Vitia ndihmohen në aksionin e madhe humanitar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komuna e Vitisë në bashkëpunim me shoqatat Humanitare që veprojnë në Zvicër, sikurse shoqata “Vitia” , “Iliria” ,”Mogilla” , “Zhitia” etj të koordinuara edhe me Shoqatën Humanitare Sh.H.B “Nëna Terezë” , “Kryqi iKuq” dhe me shoqërinë civile si dhe më bamirës të shumtë kanë shpërndarë sot 410 pako ushqimore për familjet skamnore të cilët jetojnë në territorin e komunës së Vitisë.

Ndërkaq po ashtu sot Komuna e Vitisë, ka shpërndarë edhe pako ushqimore për komunitetin e personave me aftësi të kufizuara të cilat i kanë pranuar Shoqatat “Opfakos” dhe “Hendikos” degat në Viti.

Gjithashtu janë shpërndarë edhe ndihma për komunitetet pakicë serb e kroat në Letnicë dhe Binqë si dhe për komunitetin RAE në Pozheran.

Përndryshe në çdo fund vit nën organizimin e kësaj komune me shoqatat humanitare mbahet ky aksion humanitar në të cilën ndihmohen qindra familje skamnore.

Uji Dea

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij aksioni ka falënderuar të gjithë bamirësit të cilët bashkë me Komunën e Vitisë, kanë mundësuar ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë të kësaj komune.

Ai bëri me dije se shpërndarja e këtyre ndihmave për familjet në nevojë është bërë sipas listës që është hartuar nga Komuna e Vitisë në bashkëpunim me këshillat e fshatrave dhe shoqatat humanitare duke shtuar se këta njohin më së miri gjendjen e financiare të qytetarëve.

Ndërsa edhe Xhavit Islami, Kryetari i Shoqatës “Vitia “ me seli në Gjenevë të Zvicrës, ka falënderuar të gjithë ata që ju janë bashkangjitur këtij aksioni të madh. Ndërkaq edhe një mërgimtar vitias i cili nuk dëshiron të ju përmendet emri ka dhuruar sot 1000kg miell për familjet në nevojë të kësaj komune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.