Fundamenti

400 mijë euro për objektin modern të Hidromoravës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Mbi 400 mijë ka kushtuar objekti i ri i Hidromoravës i financuar nga Ministria për Zhvillim Ekonomik. Tani kushtet si për punëtorët ashtu edhe për konsumatorët janë më të mira thotë Momin Morina.

Punëtorët e Hidromoravës duke përfshirë edhe stafin e saj për një kohë të gjatë kanë punuar në një barakë me kushte të papërshtatshme për punë .Por tani gjërat kanë ndryshuar pasi një donacion i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në vlerë të 400 mijë eurove i ka bërë me objekt të ri dhe zyre moderne.

Momin Morina drejtor teknik tha për rajonipress se Hidromorava tani është vendosur në objekt të ri, me kushte të reja dhe me hapësirë të mjaftueshme për punë. “Pos MZHE e cila ka investuar në këtë projekt edhe vet Hidromorava ka investuar në rregullimin e hapësirës gjelbëruese, dhe fontanës” tha ai.

Sipas Morinës Hidromorava duke llogaritur edhe dy njësit e saj në Kamenicë dhe Viti ka 150 punëtor. “Kushtet për punë tani janë tepër komode kurse për konsumatorin do të ketë hapësirë të mjaftueshme për pritje dhe për kryerjen e shërbimeve. Morina tha se këto kushte komode e obligojnë stafin e kompanisë që të jenë më azhur dhe më të përgjegjshëm për të ngritur nivelin e pagesës”.

FITORJA

Morina tha se momentalisht ka një ulje të inkasimit, por kjo është normale sepse fillimi i vitit të ri shkollor ndikon që prindërit të shpenzojnë më shumë për fëmijët e tyre .

Megjithatë borxhlinjtë kryesor të Hidromoravës vazhdojnë të mbeten amvisëritë kurse serbët kanë filluar të përgjigjen në pagesat ndaj kompanisë. “Sidomos serbët e Shillovës janë integruar dhe po paguajnë me kohë faturat” u shpreh Morina.

Sipas Morinës kushtëzimi i qytetarëve për të paguar kompanitë publike ka ndikuar tepër pozitivisht derisa edhe ndërmarrjet shoqërore janë më aktive dhe po i kryejnë borxhet tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.