400 gola, Messi s’i ka imagjinuar asnjëherë

Katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi, ka deklaruar se nuk e ka imagjinuar asnjëherë shënimin e 400 golave në karrierën e tij, duke lënë gjurmën pikërisht në fitoren e Barcelonës 6:0 në ndeshjen përballë Granadas.
Sulmuesi argjentinas shënoi dy herë dhe e arriti kuotën e tetë asistimeve, dy prej të cilave i asistoi në ndeshjen e fundit për Neymarin, e së bashku e kthyen Barcelonën në vendin e parë në tabelë.
Dy golat e Messit arritën kuotën e 359 golave për Barcelonën, teksa 42 i arriti me Argjentinën. Gjithsej, ai i ka zhvilluar 525 ndeshje me klubin dhe shtetin e tij…(Arena)