Uji Dea

40 vjet Schengen, Gërvalla: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave evropiane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Xavier Bettel, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të shënimit të 40-vjetorit të Marrëveshjes së Schengen-it, e mbajtur në Luksemburg, në vendin simbolik ku kjo marrëveshje u nënshkrua në vitin 1985.

Sipas njoftimit nga MPJD, ceremonia u zhvillua në prani të Lartmadhërisë së Tij, Dukës së Madh të Luksemburgut, Henri, si dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke reflektuar mbi një nga projektet më domethënëse të Evropës, lëvizjen e lirë pa kufij të brendshëm.

Në fjalën e saj, ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë që ka pasur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës në Zonën Schengen, që nga janari i vitit 2024. Ajo e përshkroi këtë moment si një akt jo vetëm teknik, por një korrigjim të një padrejtësie historike, duke afirmuar vendin meritor të Kosovës në familjen evropiane.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave themelore evropiane: lirisë, demokracisë dhe barazisë. Ky përkushtim nuk kufizohet vetëm në raportet tona me Bashkimin Evropian, por shtrihet edhe në ndërtimin e një rajoni më të hapur dhe më bashkëpunues”, tha ministrja Gërvalla.

Fundamenti

Duke folur për sfidat aktuale, ajo solli në vëmendje barrierat e vazhdueshme në rajon, në veçanti pengesat që qytetarët e Kosovës përjetojnë në kalimin e kufirit me Serbinë, praktika që bien ndesh me frymën e Marrëveshjes së Schengen-it dhe me standardet evropiane.

“Në këtë kontekst, Ministrja Gërvalla nënvizoi se Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë për të avancuar bashkëpunimin rajonal, përfshirë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e vendeve fqinje, duke dëshmuar gatishmërinë për fqinjësi të mirë dhe për të kaluar ndarjet e së kaluarës përmes dialogut dhe reciprocitetit”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ministrja Gërvalla, në mbyllje të fjalimit të saj, theksoi se “Kosova vazhdon të qëndrojë e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit të plotë evropian si dhe ndaj parimeve dhe të ardhmes evropiane”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.