Hidromorava

40 të rinj nga Kamenica do të kenë mundësi të trajnohen në fushën e teknologjisë dhe kodimeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – “Open Data Kosovo” në kuadër të ‘Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor’ të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka bërë bashkëpunimin e radhës me Komunën e Kamenicës.

Zyrtarë nga Komuna e Kamenicës janë takuar me përfaqësuesit e Open Data Kosovo të cilët kanë realizuar projekte edhe më herët në Komunën tonë.

Projekti i dytë që do të realizohet në Kamenicë është “Code4 Kamenica”, që ka për qëllim fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të shkathtësive të TIK, në të cilin do të përfshihen trajnime për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kamenicës.

Fundamenti

Pas trajnimit do të ketë edhe aktivitete të përbashkëta, ku do të kodohet një aplikacion në kuadër të platformës EduPerformanca që do të shërbej shumë në fushën e arsimit.

Kjo organizatë përveç trajnimit, do të dhuroj si donacion edhe 10 kompjuterë të rinjë në të cilët do të mbahet trajnimi.

40 të rinjë nga Kamenica do të kenë mundësi të trajnohen në fushën e teknologjisë dhe kodimeve. 20 të rinjë do të jenë nga shkollat fillore dhe 20 të rinjë nga shkollat e mesme.
https://kk.rks-gov.net/…/40-te-rinje-nga-kamenica-do-te-ke…/