RCCOLA

40 milionë euro investime në hekurudha

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Rehabilitimi i Linjës hekurudhore 10, Fushë Kosovë – Prishtinë – Merdare dhe Linjës jugperëndimore Klinë – Prizren, është projekti i parë i miratuar nga Këshilli Kombëtar për Investime.

Ky Këshill ka mbajtur takimin e parë konstituiv të enjten, i cili është bashkëkryesuar nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, si dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Uji Dea

Gjatë këtij takimi, Këshilli miratoi Rregulloren e Punës dhe financimin e fazës së parë të projektit për rehabilitimit të Linjës hekurudhore 10.

Ministri Çollaku ka thënë se ky Këshill do ta koordinojë procesin e financimit të projekteve infrastrukturore në vend, ku ka për qëllim që të sigurojë burime të ndryshme të financimit, përkatësisht buxhetit, huave dhe granteve./zeri/