Fundamenti

40 mijë euro shpërblim për Kamenicën nga projekti DEMO

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me projektin DEMOS për periudhën e ardhshme katër vjeçare. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra e Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka organizuar ceremoninë e lansimit të projektit duke e shënuar fillimin e projektit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe që zbatohet nga HELVETAS Sëiss Intercooperation në Kosovë.

Projekti DEMOS do të mbështes Kamenicën në procesin e menaxhimit financiar – zbatimi i rekomandimeve të auditorit të përgjithshëm dhe vjelja e tatimit në pronë; demokraci lokale – raportimet e kryetarit të komunës në takimet e kuvendeve komunale dhe publikimi i akteve të kuvendeve komunale dhe në shërbimet publike – mbulueshmëria dhe cilësia e shërbimeve komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hapësirave publike dhe trafikut komunal.

FITORJA

Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë koordinatori i projektit Norbert Pijls dhe nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, i cili ka pranuar edhe shpërblimin për Kamenicën në vlerë prej 40.000 eurosh për vitin 2015 për performancën e mirë të treguar nga komuna. “Kjo është një ditë e veçantë për Kamenicën, ne kemi arritur t`i sigurojmë komunës sonë një partner të çmueshëm siç është HELVETAS- Projekti DEMOS dhe Qeveria Zvicerane e cila ka qenë në mbështetje të shumë proceseve në komunën tonë që nga përfundimi i luftës. Ne sot gjithashtu kemi përfituar një shpërblim nga Qeveria Zvicerane në shumën prej 40 mijë eurosh për performancën e treguar” ka thënë nënkryetari Fatmir Matoshi.

Nënkryetari Matoshi ka siguruar përfaqësuesit e projektit zviceran se përkushtimi i komunës dhe i kryetarit Begzad Sinani për të përmirësuar në vazhdimësi kualitetin e qeverisjes do të arsyetoj vendimin e HELVETAS për të përzgjedhur Kamenicën për partner të këtij projekti së bashku me komuna të tjera të Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.