United Hospital

4 vjet burgim për kosovarin, “mbretin” e falsifikuesve të pasaportave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosovari nga Schneverdingen-i (me pseudonimin “Ambasadori”) ka siguruar leje qëndrimi false, patentë shofer si dhe vula kontrolli për pasaporta të huaja

Në veri të Gjermanisë ai ishte adresa e parë për dokumente false të çdo lloji. Tani, “mbreti i falsifikuesve të pasaportave” është dënuar

Gjykata e Landit e Hanover-it ka dënuar të martën Shefqet H. (66 vjeç ) me katër vjet burgim, ndër të tjera për kontrabandë me të huaj dhe falsifikim të dokumenteve, të dokumentuar në 19 raste, shkruan bild.de.

Kosovari nga Schneverdingen-i (me pseudonimin “Ambasadori”) ka siguruar leje qëndrimi false, patentë shofer si dhe vula kontrolli për pasaporta të huaja, transmeton albinfo.ch. Këto dokumente, sipas zyrës së prokurorit publik, janë të lakmuuara nga kriminelët që duan të shmangnin detyrimin e respektimit të periudhën 90-ditore për qëndrim, sa u lejon Viza Shengen.

Hidromorava

“Ambasadori” kishte marrë deri në 500 euro për shërbime të tilla. Shtetasi kosovar është arrestuar gjatë një sulmi kundër kontrabandistëve, në qershor të vitit 2020, përcjell albinfo.ch. Hetuesit i kishin përgjuar telefonin për muaj me radhë. Në proces, Shefqet H. ka pranuar shumicën e akuzave.

Prokurorja Regina Steig ka kërkuar më më shumë se gjashtë vjet për të akuzuarin, i cili për herë të fundit në vitin 2009 qe dënuar në Hamburg me katër vjet heqje lirie.

https://www.albinfo.ch/4-vjet-burg-per-shefqetin-mbretin-e-falsifikuesve-te-pasaportave/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.