RCCOLA

4 ushtrime që çdo vrapues duhet t’i bëjë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Është shumë e rëndësishme të dimë për rëndësinë e vrapimit për t’u nxehur. Por, shmangia nga nxehja mund t’i vë në rrezik muskujt tuaj dhe mund t’i lëndojë seriozisht, e që mund të rezultojnë në pengesa të tmerrshme në të ardhmen.

Pse është e rëndësishme nxehja e muskujve?

E para, i hollon enët e gjakut, përmes së cilës garantohet se muskujt tuaj janë të furnizuar mirë me oksigjen. Gjithashtu ngritë temperaturën e muskujve të jenë fleksibil dhe efikas. Kjo është si t’i shmangemi lëndimeve. Nxehja e muskujve ndikon edhe në të rrahurat e zemrës, e cila ndihmon në minimizimin e stresit kur filloni vrapimin.

Këto katër ushtrime për të nxehur muskujt shpejtë janë të rëndësishme për çdo vrapues.

Uji Dea

Shtendosja- Shtendosja për 10 deri në 15 sekonda

Ngritja e gjurit- Ngitni gjurin e këmbës së majtë deri tek gjoksi, përsëriteni edhe me këmbën tjetër.

Luhatja e këmbëve- Luhateni këmbën e djathtë përpara dhe mbrapa. Bëjeni 10 herë. Ndërrojeni këmbën dhe përsëriteni. Tjetra, luhateni këmbën tuaj të djathtë anash, për 10 herë duke e kthyer në qendër. Përsëriteni edhe me këmbën tjetër.

Ulje-ngritje- Duke e mbajtur trupin tuaj drejtë, fillo vrapimin ngadalë. Deri sa vraponi, mbani gjurin drejtë dhe lëshoni në tokë së pari thembrën.