4 milionë për Celinën, kosovari afër marrëveshjes me klubin e ri
Bersant Celina pritet që të largohet nga Manchester City gjatë afatit të verës.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës me shumë gjasa e ka kuptuar se nuk është në planet e trajnerit, Pep Guaridola, shkruan IndeksOnline.
Celina nuk është ftuar nga menaxheri spanjoll për ndeshjet para-sezonale, me që rast kosovari ka filluar të hulumtojë për klubin e ri.
Sipas mediave në Angli, oferta e parë që i ka ardhur Cityt për Celinën është 4 milionë funta.
Klubi i interesuar për shërbimet e kosovarit është Swansea City, i cili bën gara në Championship për sezonin e ri 2018/19./IndeksOnline/


