ARKATANA

4 hapa për tretje të shëndetshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Puna e mirë e sistemit të tretjes rrit cilësinë e jetesës. Një sistem i shëndetshëm i tretjes i absorbon në mënyrë adekuate të gjitha substancat e nevojshme ushqyese, e forcon sistemin imunitar, promovon shëndetin dhe vitalitetin.

Dieta e ekuilibruar, e pasur me fruta dhe perime, e përmirëson punën e sistemit të tretjes, por ekzistojnë disa hapa të cilët do t’ju ndihmojnë që sistemi juaj i tretjes të funksionojë në mënyrë të përkryer.

Merrni probiotikë. – Jo të gjitha bakteret janë të këqija. Probiotikët janë baktere të mira. Ato gjenden në zorrët tuaj dhe e përmirësojnë punën e sistemit të tretjes. Ekuilibri i probiotikëve në zorrë shumë lehtë mund të çrregullohet, për shembull, pas marrjes së barnave me recetë, disa ditë pas konsumimit të ushqimeve të pashëndetshme apo pas gripit dhe ftohjes.

FIDANISHTJA

Fokusohuni në fitokimikate. – Fitokimikatet janë komponentë të bimëve që ndihmojnë në luftën kundër sëmundjes. Ato mund të ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave dhe rregullimin e nivelit të kolesterolit. Fitokimikatet janë të pasura me ushqime si hudhra, qepët, brokoli, lulelakra dhe karota.

Konsumoni enzima tretëse. – Enzimat tretëse marrin pjesë në shpërbërjen e ushqimit dhe absorbimin e substancave ushqyese, të nevojshme për ndërtimin e qelizave, indeve dhe organeve. Disa enzima mund t’i gjejmë në ushqime ndërsa disa trupi i prodhon në mënyrë të pavarur. Enzimat tretëse i gjejmë në ananas dhe papaja, si dhe në suplemente.

Mos i harroni fibrat. – Zgjidhni fibrat që nuk janë të tretshme në ujë, si kokoshkat, qershitë apo rrushi, sepse ato e përmirësojnë punën e zorrëve. Fibrat, të cilat janë të tretshme në ujë, ndihmojnë në lirimin e kapsllëkut ndërkohë që mund t’i gjejmë në banane, karota dhe elb.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.