Uji Dea

4 gjëra që nuk i dini për mjaltin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shumë njerëz e pëlqejnë mjaltin për shkak të ëmbëlsisë që ka.

Sipas shumë studimeve, mjalti sjell përfitime të mëdha shëndetësore dhe në gatim mund të përdoret shumë, sepse i jep shije të mirë ushqimit, transmeton portali arbresh.info

Ja edhe 4 arsye më shumë pse duhet të konsumoni mjaltin:

Ndihmon kundër kollës

Sipas një studimi të kryer nga Archives of Pediatrics & Adolescent Medicine, një lugë mjaltë ndihmon fëmijët kur janë të sëmurë nga kola. Në përgjithësi, ekspertët kanë zbuluar se mjalti lehtëson kollitjen dhe përmison gjumin te fëmijët.

Ndihmon në trajtimin e plagëve

KKVITI

Për një kohë të gjatë mjalti konsiderohet edhe si ilaç. Referenca e parë për mjaltin si veprues shërimi daton që në vitet 2100-2000 para erës sonë. Një studim britanik ka gjetur se kirurgët e kanë përdorur mjaltin për të trajtuar 59 pacinetë që vuanin nga ulcera. Pothujase të gjitha rastet janë shëruar, dhe plagët e infektuara janë bërë sterile brenda një jave aplikimi të mjaltit.

Mund të rrisë flokët tuaj

Nëse vuani nga problemet me flokë, atëherë zgjidhja e duhur për ju është mjalti. Njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve, zbokthi dhe problemet tjera me flokë, kanë parandaluar këto probleme me fillimin e konsumimit të mjaltit. Sipas një studimi të kryer nga European Journal of Medical Research, 30 njerëz që vuanin nga problemet e ndryshme me flokë, i kanë parandaluar ato me fillimin e përdorimit të mjalitit. Mjalti konsiderohet edhe si burim për trajtimin e lëkurës në fytyrë.

Mund të rrisë energjinë

Një ndër ushqimet kryesore për rifitimin e energjisë së humbur është konsideruar mjalti. Mjalti mund të konsumohet edhe me fruta, perime dhe arra. Një lugë mjaltë mund të ju ndihmojë që të fitoni energjinë kur nuk ndjeheni në formë për të punuar. Studiuesit sugjerojnë që mjalti të konsumohet edhe një orë para ose pas ushtrimeve.