Uji Dea

4 ditë si kryekuvendar – Çka po pret Kurti që s’po ia uron Bashës pozitën e re?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Të martën e kësaj jave, qytetarët e vendit panë të fillojë zhbllokimi i procesit që për disa muaj rresht ishte në ngërç. Bëhet fjalë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Këtë ditë, disa nga deputetët e zgjedhur nga 9 shkurti, ngritën dorën ‘Për’ Dimal Bashën kryetar parlamenti. I njëjti mori votat e Vetëvendosjes, si dhe disa të tjera nga partitë e ish-opozitës. Kryetari i ri u zgjodh pas disa tentimesh me figura të tjera, si Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Arbërie Nagavci e Hekuran Murati, por se asnjëra prej tyre s’morën miratim e shumicës, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Bashës nuk i ecën aq mirë ditët e para në krye të njërës prej pozitave kryesore të vendit. Zgjedhja e tij, në sferën e njohësve të politikës, kryesisht nuk u prit u prit aq mirë.

Përveç kësaj, lidhur me të njëjtin shpërtheu një skandal, pasi që Bashës i doli një artikull i botuar vite më parë ku ai është bashkautor, e ku në të cilin jepen konstatime skandaloze kinse UÇK-ja është ndihmuar në mënyra të ndryshme nga trafikantë droge e mafia.

Në mes këtyre, kryekuvendarit të ri s’i eci ‘fati’ aq edhe me urimet nga bashkëpartiakët e tij. Të njëjtit s’u kujtuan edhe aq që ta urojnë kolegun e tyre për pozitën që me aq vështirësi arritën ta zgjedhin.

Një i tillë, Bashës nuk i erdhi as nga lideri i partisë së VV-së, Albin Kurti.

ARKATANA

Ky i fundit, as pas katër ditësh prej se Dimal Basha u zgjodh kryetar, nuk ia ka kushtuar një postim urues as deklarim publik deputetit të partisë së tij.

Sot, i pyetur nga gazetarët se pse s’e ka uruar ende Bashën, kryeministri në detyrë dha një përgjigje të shkurtër.

‘‘Po e presim konstituimin e kuvendit’’, tha shkurt Kurti.

Ndërsa kur u pyet se a ia ka uruar Bashës privatisht, ai s’u përgjigj.

Ndryshe për skandalin e Bashës ka pasur reagime të shumta. Në mes reagimesh e kritikash ka pasur edhe kërkesa të shumta që ai të japë dorëheqje nga pozita që e mori vetëm pak ditë më parë. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.