Uji Dea

4 avantazhet e çajit të hithit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Hithi, ashtu si edhe luleradhiqja, një kohë shumë të gjatë konsiderohej bar i keq. Një numër gjithnjë e më i madh i hulumtimeve tregon se hithi ka një efekt të shkëlqyeshëm në shëndet. Më e mira nga të gjitha është se është në dispozicion dhe me çmim të përballueshëm.

Çaji i hithit në mjekësinë kineze përdoret për lehtësimin e sëmundjeve të ndryshme, ndërsa sot pihet për ta përmirësuar shëndetin e gjithë organizmit.

Lehtësimi i simptomave të osteoartritit
Disa studime kanë treguar se pirja e çajit të hithit mund t’i lehtësojë simptomat e osteoartritit. Po ashtu, shkencëtarët kanë konstatuar se kompresat me çaj të hithit mund të jenë po aq efektive.

Parandalimi i akumulimit të ujit në trup
Hithi ka një efekt të butë diuretik dhe e inkurajon lirimin e ujit të tepërt nga trupi. Pirja e përditshme e çajit të hithit kontribuon në parandalimin akumulimit të ujit të tepërt në trup.

KKVITI

Përmirëson qarkullimin e gjakut
Disa studime kanë treguar se çaji i hithit mund të ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të dobët të gjakut. Çaji i hithit është treguar efektiv tek personat që kanë probleme me qarkullimin e gjakut në pjesën e krahëve dhe këmbëve.

Rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak

Shkencëtarët kanë konstatuar se konsumi i rregullt i çajit të hithit ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak tek personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe zvogëlon nevojën për ilaçe.

http://koha.net/?id=13&l=70480